Ishte koha e duhur për një koncert si ky i Eltonit, Sandrit dhe Redonit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ishte koha e duhur për një koncert si ky i Eltonit, Sandrit dhe Redonit

17:33 | 17/05/2017
në Gossip
0

Nga Zefina Hasani

Teksa i shikoja bashkë, kokë më kokë, mbështetur mbi pianon e Eltonit, duke kënduar në atë lirshmërinë e kënaqësinë e tyre, m’u kujtua që diku në raftet e bibliotekës sime, ku ruaj shkrime të gazetave, revistave të kohëve të ndryshme, duhej të ishte dhe një kopertinë me këta tre çuna dhe rrëfimin e tyre të parë, e shumë të hershëm, për një koncert recital: ashtu të tre bashkë.

Vitin nuk po e kujtoja dot, por kur mbërrita në shtëpi dhe gërrmova, derisa e gjeta atë revistë, pashë se bëhej fjalë për dhjetorin e vitit 2000 (për nostalgji po dua të them dhe se ishte nr. 102 i revistës “Spektër”).

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Nëpër rreshtat e shkrimit kuptova se atëherë ata nuk i kishin vënë një emër bashkimit të tyre, ama edhe ashtu thjesht si tre shokë, të bërë bashkë, kishin dëshiruar pikërisht atë çka në fakt arritën ta realizonin vetëm tani, në majin e 2017-ës, pra 17 vjet më pas.

Atyre mund t’ju ketë dhembur shumë kjo pamundësi, gjithmonë (jam e bindur) për mungesë fondesh. E megjithatë, tashmë kanë një fakt para syve, që duhet t’i kënaqë fort: pas kaq pritjesh e përpjekjesh, nëpër kohët që i ndanë (ndoshta pse Eltoni duhej të ikte për ca vite në Amerikë) e i bashkuan përsëri, të vulosur më në fund si 3 musketjerët, Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi erdhën në skenën e madhe të Pallatit të Kongresve, në mbrëmjen e 15 majit, në pjekurinë, lavdinë e kohën e duhur.

Duke plotësuar ëndrrën e tyre, në fakt, ata kryen edhe një mision të madh: sfiduan trendin e muzikës komerciale, që sot bëhet rëndom nëpër studio kompjuterike, pa tekste, pa nota të mirëfillta, të kopjuara e të sajuara e që pastaj këndohen playback.

Në asnjë kohë më shumë se kjo e sotmja nuk do të ishte shijuar kaq fort një koncert i tillë, me artistë e këngë që, veç vlerave, mbartin histori.

Ndokush mund të thotë se këngët e grupet rock & roll janë bërë tashmë demode. Mendojnë vërtet kështu ngaqë e kanë humbur shancin, një herë e mirë në jetë, për të pasur kulturën që u duhet për ta ndjerë pikë së pari, e pastaj për ta kuptuar se muzika, ashtu si dhe filmi e libri i mirë, sado të vjetërohen nuk mund të bëhen kurrë demode, sepse s’janë si plaçkat që veshim, që hyjnë e dalin nga moda sipas sezoneve.

Kushdo që mendon kështu, s’do të kishte kurrsesi vend në sallën e Pallatit të Kongresve, mbrëmjen e 15 majit.

Do t’i ketë fyer rëndë të tre musketjerët edhe nëse ka blerë ndonjë biletë, thjesht sa për të treguar me ndonjë foto (siç e kërkon moda e rrjeteve sociale) se ishte dhe ai/ajo aty, në eventin e radhës që zhurmoi Tiranën.

Por, fundja ç’rëndësi ka kjo, kur shumica në atë sallë këndonte, ngrihej pupthi në këmbë, kërcente, thërriste me shpirt emrat e Tonit, Sandrit e Redonit, e çunave që s’dijnë të bëjnë muzikë ndryshe veçse si ajo që jo vetëm elektrizoi publikun (ku gjeje breza të ndryshëm), por bëri një mijë herë më të fuqishme edhe orkestrën e RTSH-së.

Ishte koncerti që u kish munguar gjatë jo vetëm 3 musketjerëve, por edhe të gjithë njerëzve që rendën të ishin atë natë në atë sallë.

Në dhjetorin e 2000-shit, atëherë kur mezi i mblodha të tre bashkë për t’ju marrë rrëfim për bashkimin e tyre, ndërsa më tregonin se kënga e parë “Të pranoj kështu si je”, (që e kënduan në festivalin e 1996-ës) u krijua në bodrumin e vogël të një shtëpie, zhytur në avujt e nxehtë të alkoolit e diskutimeve të gjata me Alqi Boshnjakun, për një tekst të hajrit, Toni, Sandri e Redoni ishin në kulm të entuziasmit se do të ishte e shpejtë dita kur do të mund ta realizonin një koncert recital.

I kishin kapërcyer të gjitha gjykimet e paragjykimet e kolegëve, që ua kishin thënë pas shpine ose sy për sy se nuk kishin qëlluar në shenjë duke bërë bashkë pionierin e rock-ut (Sandrin) me këngëtarin romantik (Redonin) e me Eltonin që ishte më larg stilit të tyre.

Në kryeneçësinë që u ngurtësohej çdo herë e më shumë, sa dëgjonin këto fjalë, ata vendosën të rrinë bashkë.

Nëse s’do të kishin qenë aq fort të bindur, vështirë se do të kishin rezistuar deri më sot, pas 17 vjetësh, kur më në fund e realizuan atë koncert.

Dhe sa mirë që bënë!

/revistaclass.al/

Etiketa: 3 musketjerëtaleksander gjokaElton DedaIshte koha e duhur për një koncert si ky i Eltonit Sandrit dhe Redonitkoncert recitalplaybackRedon MakashiSpektërZefina hasani

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
AKU: 26 ton mish pule që u bllokua do të kthehet në Brazil

AKU: 26 ton mish pule që u bllokua do të kthehet në Brazil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com