Ndërkohë që agresioni rus në Ukrainë vazhdon prej më shumë se dy javësh, deklarata dhe rrëfime të forta po bëhen mbi këtë situatë. Ditën e sotme ish-truproja i Vladimir Putin, Viktor Zolotov, ka pranuar dështimin e Rusisë në Ukrainë. Ai ka deklaruar se ofensiva ruse ka dështuar, dhe pushtimi nuk erdhi në atë mënyrë që Rusia e kishte parashikuar.
“Do të doja të thoja se jo gjithçka po shkon aq shpejt sa ne do të donim”, tha Viktor Zolotov. Për këtë dështim Zolotov bën “fajtorë” ekstremistët e djathtë që ndodhen mes ukrainasve. Ndërsa shtoi se në këto kushte Rusisë do i duhej një strategji më e mirë.