Mediat kosovare kanë sjellë në vëmendje deklaratën e ish-senatores belge, Annie Marie Lizi të bërë në vitin 1999.
“Edhe sikur ajri i pastër të vinte vetëm nga Serbia dhe jeta ime të ishte e varur prej tij, të isha shqiptare nuk do ta blija! Do të më dukej përbuzëse për viktimat”, deklaronte ajo atëherë.
Kosova vendosi taksë prej 100% ndaj produkteve serbe, ndërsa po zhvillohet një fushatë për bojkotimin e tërësishëm të mallrave serbe.