Komisioni Hetimor do të hetojë skandalin me serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve
Ish-Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, do të dëshmojë sot në komisionin hetimor për serverin e tatimeve. Rreth mesditës, Cani bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të institucionit drejtuar prej tij, do të japin dëshminë e tyre për këtë çështje në komisionin hetimor.
Komisoni Hetimor Parlamentar për serverin e Tatimeve është ngritur pak muaj më parë por nuk ka funsksionuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes mazhorancës dhe opozitës në këtë komision. Pak ditë më parë, palët miratuan planin e hetimit.
Komisioni Hetimor do të hetojë skandalin me serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku në muajin nëntor të vitit 2013 u konstatua zhdukja e rreth 4.3 milion të dhënave tatimore.