Ish-kryeministri italian Romano Prodi, i cili ndodhet në Tiranë, u ndal tek situata politike në vend.
Prodi tha se Shqipëria ka bërë progres gjatë 20 viteve të fundit, duke shtuar se i vjen keq që Shqipëria nuk është futur në BE.
“Misioni “Alba” ishte mision paqeje. Fakti që ishte mision i përkohshëm ishte shumë i rëndësishëm. Më tej vazhdoi një raport bashkëpunimi. Shqipëria ka bërë progres gjatë 20 viteve të fundit. Më vjen keq që Shqipëria nuk është futur në BE. Mendoja se në 2007 do të ishit vend anëtar i BE”, tha Romano Prodi.
http://www.balkanweb.com/site/ish-kryeministri-italian-me-vjen-keq-qe-shqiperia-seshte-futur-ne-be/