Ish Kryebashkiaku i Lezhës Viktor Tushaj është emëruar sot si drejtues i Agjensisë Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN), pas dorëheqjes së Dael Dervishit.
Dervishi mbante prej tri vitesh postin si drejtues i AKBN. Dorëheqja e tij iu dorëzua ministrit të Energjisë Damian Gjiknuri duke e saktësuar se shkaku i dorëheqjes ishte se ai do të largohej drejt SHBA-së për një projekt kërkimi shkencor.