• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-kreu i opozitës turke, Deniz Bajkall: “Nuk mendoj se qëndron Gyleni pas kurthit të ngritur ndaj meje.”

20:30 | 05/08/2016
në Bota
0

Deputet i Partisë Popullore Republikane të Turqisë për Antaljan, dikur kryetar i saj, është pyetur dje nga gazetarët se ç’mendon tani në lidhje me kurthin që iu ngrit 6 vite më parë dhe që e detyroi të jepte dorëheqjen nga kryesia e partisë, u përgjigj se beson ende në sinqeritetin e fjalëve të ngrohta të atëhershme të Fethullah Gylenit.

Deputeti Bajkall, i cili njihet edhe si ish-kreu i partisë më të madhe opozitare në vend, PPR-së, u pyet nga gazetarët, ndër të tjera, edhe për “çështjen e kasetave”.

Lexo edhe

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar

Shuhet astrologia e mirënjohur

Ish-kreu i PPR-së u detyrua disa vite më parë që të jepte dorëheqjen si pasojë e një kurthi të ngritur përmes një kasete që thuhej se përmbante materiale që përbënin skandal për kreun e opozitës. I pyetur prej gazetarëve në lidhje me ecurinë e çështjes së atij komploti, Bajkalli është shprehur se pas grushtit të shtetit të mbetur në tentativë të 15 korrikut, çështjet kanë filluar t’i lidhin me njëra-tjetrën. Thuhet se ka rreth 89 të dyshuar që mund të kenë marrë pjesë në të. “Megjithatë unë dua të theksoj se i besoj ende sinqeritetit të mesazhit të shprehjes së dhimbjes dhe mbështetjes që më erdhën nga Pensilvania. I qëndroj ende kësaj deklarate që kam thënë vite më parë,” – është shprehur ai. – I qëndroj sërish të njëjtit mendim, sepse ato fjalë m’u thanë në 2010, atëherë kur këta ishin bashkë dhe të pandarë nga njëri-tjetri, me Erdoganin, nuk kishte fare pse të më ngushëllonte, nëse do të kishin qenë ata organizatorët.”

Gazetarët kanë këmbëngulur që si është e mundur, kur janë “provuar” kaq shumë gjëra deri më tani, ai është shprehur se ende nuk ka dalë as edhe një gjë e vetme për të ndryshuar mendim. Fethullah Gylenin e kanë kthyer në një tabelë qitjeje, të cilit mund t’i hidhet faji për çdo gjë të keqe që ka ndodhur në vend. Po mirë, t’ia hedhim atij të gjitha, por ka gjëra që hahen, ka gjëra që s’hahen. Të sjellin qoftë edhe një provë të vetme se këtë e ka bërë Gyleni, por jo, nuk e kanë prurë dot,” – ka përfunduar ai.

Mjaft interesante kanë qenë edhe reagimet e Deniz Bajkallit në rrjetin social Tëitter gjatë natës së përpjekjes për grusht shteti. Ai ka qenë ndër të parët që e ka cilësuar grushtin e shtetit një teatër të partisë për Zhvillim dhe Drejtësi. Disa prej tyre po i ndajmë edhe me ju:

 

  • “Po i bëre grusht shteti Turqisë, popullit, atdheut, gjyqësorit dhe parlamentit, ushtria kombëtare ta bën puçin, do të thosha, por s’e bë”
  • “I bënë puçin më të madh vendit me skenarin e grushtit të shtetit, duke u thënë njerëzve “o burra derdhuni rrugëve”, policin e vunë kundër ushtarit, popullin kundër njëri-tjetrit.”
  • “Pas këtij shoë-i, 1) do i jepet fund Lëvizjes “Hizmet”, 2) do ridizenjohet ushtria, 3) do të shpallet republika presidenciale, 4) do t’i thyhet forca e rezistencës opozitë”
  • “Mendoni pak një grusht shteti që ushtari ndikohet nga 20 veta me parrulla dhe braktis tankun.”
  • “[Erdogani] I fitoi të gjitha zgjedhjet, ushtrinë e bëri si e deshi të vetën, e hëngri Lëvizjen, gjyqësorin e ktheu në qen besnik të vetin; vetëm puçi i kish mbetur pa u përballur, ja edhe këtë e bë”
Etiketa: Deniz BajkallgylenIsh-kreu i opozitës turke

Të Lidhura

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

Armët që Kina po dërgon në Rusi po ‘trembin’ BE-në dhe SHBA-në

nga 27
22:05 | 09/03/2023
0

Kina do të thellojë bashkëpunimin e saj me Rusinë në përpjekje për të sfiduar Shtetet e Bashkuara megjithë dënimin ndërkombëtar...

WhtasApp përditësohet me risinë origjinale

WhatsApp mund të ndalohet në Mbretërinë e Bashkuar

nga 27
20:13 | 09/03/2023
0

Rrjeti social i komunikimit WhatsApp mund të ndalohet së funksionuari në Mbretërinë e Bashkuar. Paralajmërimi është dhënë nga kreu i...

Futbolli shqiptar në zi, humb jetën talenti 16-vjeçar

Shuhet astrologia e mirënjohur

nga 27
20:07 | 09/03/2023
0

Astrologia më e famshme në  Britani, Meg Mistikja, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Parashikimet e astrologes janë ndjekur nga...

Mund të godasë Tokën pas 23 vitesh, NASA gjurmon asteroidin

nga 27
18:31 | 09/03/2023
0

NASA po gjurmon me kujdes një asteroid, i cili ka një “mundësi të vogël” të godasë Tokën saktësisht për Ditën...

Para
Qershor 1946/ Kampet e çamëve ku humbën jetën 2755 veta në 1 vit

Dhjetor 1945/ Letra e Komiteti Antifashist të Çamërisë drejtuar aleatëve

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –

‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –

10:31 | 24/03/2023
Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –

Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –

10:27 | 24/03/2023
Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –

Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –

10:13 | 24/03/2023
Të rinjtë ikin se nuk ka punë… –

Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –

10:01 | 24/03/2023
lajmi fundit

SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?

09:53 | 24/03/2023

Më Të Lexuarat

  • ‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –
  • Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –
  • Audiopërgjimi i gazetarit, Këshilli i Medias: Të nisë hetimi –
  • Rama po sillet me Anglinë, si Kastro me Amerikën –
  • SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Ahmetajt?
  • Euro 24/ Sot përballen në fushë edhe rivalët e Shqipërisë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Ka shumë llapaqenëri’, Robert Aliaj ka dy fjalë për Lorencin –
  • Punonjësit e portit të Shëngjinit përsëri në protestë për pagat –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com