Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani fiton 56 rroga dëmshpërblim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani fiton 56 rroga dëmshpërblim

12:24 | 09/03/2017
në Shqiperi
0

Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani do marrë 56 paga dëmshpërblim nga Banka e Shqipërisë. Është ky vendimi që dha Gjykata Administrative e shkallës së Dytë, pas kërkesës që ish-guvernatori kishte bërë për shkarkim të paligjshëm nga posti që mbante prej vitesh. “Gjykata ndërkohë, ka rrëzuar më parë kërkesën për rikthim në detyrën që kishte në BSH”, shkruan Shekulli.

KËRKESAT

Gjykata administrative ka dëmshpërblyer fillimisht me 12 paga mujore ish-guvernatorin, por ai e apeloi këtë vendim. Në shkallën e parë, ai kërkoi të dëmshpërblehet për pagat e mohuara, si dhe dëmshpërblim moral. Përfaqësuesit ligjorë të Bankës së Shqipërisë i kërkuan Gjykatës të mos e pranojë padinë e ish-Guvernatorit, që fitoi pafajësi në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionëve në thesarin e BSH.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sipas juristit të BSH, padia në Administrative nga Fullani është depozituar tej afateve ligjore të parashikuara në ligj. “Kanë kaluar gati 120 ditë që nga koha kur paditësi ka mësuar për vendimin e Këshillit Mbikëqyrës për shkarkimin nga detyra e deri në momentin që i është drejtuar Gjykatës. Të mos pranohet padia për shkak të mospërmbushjes së kushteve formale të saj”, tha juristi i BSH.

Në lidhje me kërkesën e paditësit Fullani për dëm moral, juristi i BSH pretendoi se ish-Guvernatori është shkarkuar konform procedurave, për shkak të shkeljeve ligjore gjatë ushtrimit të detyrës dhe jo për shkak të dyshimeve për përfshirje në skandalin e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë. Pretendimet e tyre u kundërshtuan nga avokatët e Fullanit, Maks Haxhia dhe Erinda Ballanca.

“Në kërkojmë pavlefshmëri absolute të aktit administrativ të Këshillit Mbikëqyrës dhe kjo nuk ka afat. Në lidhje me dënim jopasuror të pretenduar prej nesh, shkarkimi nga detyra i ish-Guvernatorit është bërë për shkak të masës së sigurisë ‘arrest në burg’ të caktuar ndaj tij. Nëse nuk do të ishte caktuar kjo masë, ai nuk do të ishte shkarkuar dhe do të vijonte edhe sot të ishte Guvernator i Bankës së Shqipërisë”, thanë mbrojtësit.

Etiketa: Adrian FullaniBanka e ShqiperisedemshperblimiIsh-guvernatoripagat

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Përplasja PS-LSI/ Shkarkohet me 9 vota pro të PS-së drejtoresha e AMF, LSI votoi kundër

Përplasja PS-LSI/ Shkarkohet me 9 vota pro të PS-së drejtoresha e AMF, LSI votoi kundër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

13:46 | 03/04/2026
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

13:36 | 03/04/2026
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

13:16 | 03/04/2026

13:14 | 03/04/2026
U bëre deputete duke shitur kulla –

U bëre deputete duke shitur kulla –

12:58 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ka përdorur gjuhë fyese –
  • Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • U bëre deputete duke shitur kulla –
  • Parlamenti nuk funksionon me konflike banale, duhet politikë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ka përdorur gjuhë fyese –
  • Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com