Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë në Facebook, një pjesë nga fjalimi i ish-drejtuesit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani gjatë takimit të zhvilluar dje me gazetarë dhe ekspertë të fushës.
Breçani shpërtheu në akuza ndaj ministrave të kabinetit Rama, të cilët sipas tij shkelin ligjin me të dyja këmbët.
“Ne e dimë që nuk ka zhvillim ekonomik nëse rendi është përtokë. Nuk ka zhvillim ekonomik nëse nuk ka siguri publike.
Bashkarisht të gjithë e kemi ngritur zërin, kemi folur, kemi bërë një opozitë brenda policisë, duke iu drejtuar qeverisë se je gabim. Të gjithë ministrat nga i pari tek i fundit, janë marrë me drejtimin operacional të policisë, duke shkelur ligjin me të dy këmbët, duke e dërguar në drejtimin e gabuar policinë.”-tha Erzen Breçani, ish-drejtues i Policisë së Tiranës.