Ish-burri polic ekzekutoi gruan, prokuroria mbyll hetimet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ish-burri polic ekzekutoi gruan, prokuroria mbyll hetimet

13:42 | 06/05/2022
në Shqiperi
0

Mbyllen hetimet nga Prokuroria e Elbasanit e cila ka dërguar për gjykim me katër akuza Koço Buzon, i cili ekzekutoi me armë zjarri bashkëshorten e tij Liljana Buzo në muajin maj të vitit 2021 dhe e goditi me thikë më pas, pasi kishin mbaruar seancën gjyqësore në Gjykatën e qytetit.

Ditën kur ka ndodhur ngjarja tragjike, ishte vendosur ballafaqimi i palëve në Gjykatë dhe dy djemtë e çiftit po shoqëronin të ëmën për në Gjykatë, ku do zhvillohej seanca e parë e çështjes pas denoncimit për ushtrim dhune për 58-vjeçarin Koço Buzo ndaj saj.

Seanca dështoi, pasi burri i akuzuar si dhunues nuk ishte paraqitur, edhe pse kishte konfirmuar praninë e tij pas marrjes së njoftimit zyrtar.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sipas burimeve, autori i ngjarjes së rëndë, kishte ndjekur fshehurazi bashkëshorten dhe dy djemtë e tij dhe pasi ata kishin hyrë në godinën e Gjykatës së Elbasanit, ai kishte qëndruar i fshehur rreth 50 metra larg në një nga rrugët që lidh këtë institucion me Drejtorinë Vendore të Policisë.

Në momentin që viktima Liljana Buzo, e shoqëruar nga fëmijët ka dalë nga Gjykata dhe po ecnin në rrugën, ku ai ishte duke pritur, ka qëlluar menjëherë mbi gruan e vet me breshëri kallashnikovi. Por ngjarja e rëndë merr përmasat e një skene horrori, pasi ai i ka ngulur edhe thikën në grykë.

Pasi qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes me arme dhe me thikë, Koco Buzo ka plagosur një avokat dhe një kalimtar, që ndërhynë për të ndalur veprimet e mëtejshme të Buzos, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga Policia.

Liljana Buzo, ishte larguar që nga fillimi i vitit 2021 nga shtëpia, për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike e fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo, autor i krimit të rëndë.

Viti 2021 ishte një vit tragjik për gratë në gjtihë Shqipëri. Raporti i Policisë së Shtetit tregon se 12 gra u vranë në periudhën Janar – Nëntor 2021 ku  10 prej tyre janë vrarë për shkak të marrëdhënieve familjare, nga bashkëshortët apo partnerët e tyre.

Etiketa: 12 graGjykatës e ElbasanitKoço BuzoLiljana Buzo

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Vrasja në Elbasan/ Policia shoqëron 9 persona

Vodhi para dhe bizhuteri, 30-vjeçari denoncon dadon

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe… –

Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe… –

12:38 | 16/05/2026
Mori 1.5 mln euro nga “Bankers”, Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës –

Mori 1.5 mln euro nga “Bankers”, Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës –

12:16 | 16/05/2026
Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –

Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –

11:50 | 16/05/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –

11:30 | 16/05/2026
Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –

11:22 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe… –
  • Mori 1.5 mln euro nga “Bankers”, Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës –
  • Jemi rikthyer përsëri në diktaturë, Edi Rama dekoroi babanë e tij xhelat –
  • Bordi i Ramës rrit përsëri çmimin e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina –
  • Policia nën urdhërat e krimit! Si u bë“mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt ndërtimi pa leje në Sarandë –
  • Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, SPAK çon për gjykim anëtarët e grupit ‘Bajri’ dhe “shënjestrën” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lubia është bërë tmerr për socialistët, shkon çdo ditë në Kryeministri dhe… –
  • Mori 1.5 mln euro nga “Bankers”, Leonidha Çobo mbyll zyrën e tij të konsulencës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com