Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka deklaruar se Aleksandër Vuçiç ka zgjedhur të mbajë anën e Putin. Kosnett kërkon nga SHBA dhe nga BE që të marrin masa për këtë qëndrim të presidentit të Serbisë. Sipas tij, sjellja e Vuçiç, që fshihet pas Kishës dhe mendimit të popullit tregon frikë.
“Pra, duket se Vuçiq i Serbisë ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Kjo nuk është udhëheqje; është frikacak moral. BE, SHBA ju lutemi kini parasysh”, ka shkruar Kosnett.