Isabel Santos frikëson “Non grata”-t në Shqipëri: BE do ketë të njëjtën qasje si SHBA-ja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Isabel Santos frikëson “Non grata”-t në Shqipëri: BE do ketë të njëjtën qasje si SHBA-ja

16:38 | 23/04/2022
në Shqiperi
0

Gazetarja Erisa Zykaj ka zhvilluar një intervistë ditën e sotme me raportuesen për Shqipërinë në parlamentin Europian, pas aprovimit nga komisioni i punëve të jashtme të këtij institucioni të raportit të saj mbi vlerësimin e Komisionit Europian për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit Europian gjatë vitit 2021.

Santos është shprehur se Parlamenti Europian bënë me dije se Shqipëria është gati për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe duhet fiksuar një datë për mbajtën e konferencës së parë ndërqeveritare.

Ajo thekson se raporti i saj ka rekomandime specifike për reformat kyçe për përmirësimin e procesit demokratik në vend, luftës kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në fund ka dhe një mesazh për të korruptuarit dhe “non grata”-at, duke thënë se BE do ketë të njëjtën qasje si SHBA.

A mund të themi që këtë radhë të gjitha grupet politike në Parlamentin Europian janë në favor të hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit, ndryshe nga vitet e shkuara, kur kërkohej përmbushja e 15 kushteve nga Shqipëria?

Po, ne themi qartësisht, që Shqipëria përmbush kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe i bëjmë thirrje Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian të fiksojë një datë për këtë konferencë shumë shpejt. Raporti për Shqipërinë është aprovuar nga një shumicë e gjerë deputetësh Europianë: 66 vota pro, 3 kundër, 4 abstenime. Bashkimi Europian duhet të kuptojë gjithashtu rrezikun dhe sfidat që i kanosen rajonit të Ballkanit Perëndimor nga lufta në Ukrainë dhe duhet t’i përmbahet angazhimit për t’u zgjeruar me rajonin.

Ju keni qenë në mision faktmbledhës në Shqipëri në 2021 dhe keni nënvizuar rëndësinë e dialogut politik. A ka përmirësim sipas jush?

Shoh që ka përmirësim tani që opozita është kthyer në Kuvend me partitë që duhet të negociojnë për të zgjidhur çështje të rëndësishme në vend. Gjithashtu procesi legjislativ vijon. Thënë kjo, unë e pranoj, që duhet përmirësuar dialogu politik. Kjo nuk ndodh brenda ditës, por kërkon kohë, pasi bëhet fjalë për ndërtimin e një kulture të re politike.

Në kompromiset politike bëhet thirrje për të evituar shitblerjen e votës në zgjedhjet e ardhshme. A mund të imagjinohet Shqipëria me problem të shitblerjes së votës në zgjedhjet e 2025?

Jam e sigurtë, që kjo nuk do të ndodhë, do të ketë përmirësime me ligjin e ri elektoral. E di që partitë politike po diskutojnë mbi përmirësimin e ligjit elektoral dhe besoj, se hapi i radhës do të jetë i rëndësishëm për të ofruar një proces demokratik më të mirë. Ne i kushtojmë gjithashtu vëmendje problematikës së medias dhe jam e sigurt, që rekomandimet e këtij raporti do të merren në konsideratë nga autoritet shqiptare.

Ka një ndryshim të rëndësishëm dhe pozitiv në reformën në drejtësi që reflektohet dhe me aprovimin e zgjatjes së mandatit të organeve të Vetting. Shqipëria ka probleme specifike për luftën kundër korrupsionit. Ndaj, kemi bërë rekomandime të nevojshme për të ecur përpara, përfshirë këtu me dënimet finale për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, nëse drejtësia e gjykon të tillë. Lidhur me sanksionet e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, ne themi që jemi dakord me to dhe shohim si mundësi që të kemi të njëjtën qasje.

Etiketa: intervistëIsabel Santos

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
COVID-19 në Shqipëri/ 54 persona të infektuar në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ 54 persona të infektuar në 24 orët e fundit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zgjedhjet dhe korrupsioni në nivele të larta, rrezikojnë rrugën drejt BE-së –

Zgjedhjet dhe korrupsioni i lartë rrezikojnë rrugën drejt BE-së –

10:10 | 20/03/2026
Zgjedhjet dhe korrupsioni në nivele të larta, rrezikojnë rrugën drejt BE-së –

Zgjedhjet dhe korrupsioni në nivele të larta, rrezikojnë rrugën drejt BE-së –

10:08 | 20/03/2026
Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini –

Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini –

09:44 | 20/03/2026

SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara –

09:42 | 20/03/2026

SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara –

09:20 | 20/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Zgjedhjet dhe korrupsioni i lartë rrezikojnë rrugën drejt BE-së –
  • Zgjedhjet dhe korrupsioni në nivele të larta, rrezikojnë rrugën drejt BE-së –
  • Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini –
  • SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara –
  • SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara –
  • Është e disata herë, policia asnjë masë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zgjedhjet dhe korrupsioni i lartë rrezikojnë rrugën drejt BE-së –
  • Zgjedhjet dhe korrupsioni në nivele të larta, rrezikojnë rrugën drejt BE-së –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com