Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë –

15:03 | 08/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

Jam me bosin Rama –

Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –

Gjyqi në themel për Veliajn, GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve –

Një raport konfidencial i CIA-s, e dorëzuar këtë javë administratës amerikane, arrin në përfundimin se Irani mund të përballojë bllokadën detare të Shteteve të Bashkuara për të paktën tre deri në katër muaj para se të përballet me vështirësi më të rënda ekonomike.

Dokumenti sipas Washington Post ngre pikëpyetje mbi optimizmin e presidentit Donald Trump për përfundimin e shpejtë të luftës.

Vlerësimi i komunitetit amerikan të inteligjencës, i cili shpesh ka paraqitur analiza më të kujdesshme për Iranin sesa deklaratat publike të administratës, konstaton gjithashtu se Teherani ruan ende kapacitete të rëndësishme raketore balistike, pavarësisht javëve të bombardimeve intensive nga SHBA-ja dhe Izraeli.

Sipas një zyrtari amerikan, Irani disponon ende rreth 75 për qind të lëshuesve mobilë të raketave dhe afërsisht 70 për qind të arsenalit raketor që kishte para nisjes së luftës. I njëjti burim tha se regjimi iranian ka arritur të rikuperojë dhe rihapë pothuajse të gjitha objektet nëntokësore të magazinimit, të riparojë një pjesë të raketave të dëmtuara dhe madje të përfundojë montimin e disa raketave të reja që ishin pranë finalizimit kur nisi konflikti.

Presidenti Trump paraqiti një tablo më optimiste gjatë deklaratave në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën. “Raketat e tyre janë pothuajse të shkatërruara. Ndoshta kanë mbetur vetëm 18 apo 19 për qind,” tha ai.

Tre zyrtarë aktualë dhe një ish-zyrtar amerikan konfirmuan elementët kryesorë të analizës së inteligjencës, duke folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, i pyetur për koment, theksoi ndikimin e bllokadës. Sipas tij, “bllokada e presidentit po shkakton dëme reale dhe në rritje, duke ndërprerë tregtinë, ulur të ardhurat dhe përshpejtuar kolapsin ekonomik sistemik të Iranit”.

Administrata Trump dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e kanë paraqitur vazhdimisht luftën si një fitore dërrmuese ushtarake të SHBA-së, megjithëse Irani ka refuzuar kërkesat amerikane për të ndalur pasurimin bërthamor, për të dorëzuar rezervat e uraniumit dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Trump e cilësoi bllokadën si “të jashtëzakonshme”, duke lavdëruar rolin e marinës amerikane në kontrollin e trafikut detar. Një ditë më parë ai deklaroi se ekonomia iraniane “po shembet”, monedha është “pa vlerë” dhe se Teherani “nuk mund të paguajë” më trupat e tij.

Megjithatë, raporti i CIA-s sugjeron se Irani po tregon qëndrueshmëri më të madhe sesa deklaratat publike të administratës amerikane. Sipas dokumentit, Teherani mund të përballojë bllokadën për 90 deri në 120 ditë, ose edhe më gjatë.

Një nga personat e njohur me analizën tha se Irani po magazinon një pjesë të naftës në cisterna detare që aktualisht nuk mund të përdoren për eksport për shkak të bllokadës. Gjithashtu, regjimi ka ulur ritmin e prodhimit në fushat naftore për të ruajtur funksionalitetin e puseve.

Sipas disa zyrtarëve amerikanë, ekziston edhe mundësia që Irani të zbusë efektet ekonomike të bllokadës duke kontrabanduar naftë përmes rrugëve tokësore dhe hekurudhore në Azinë Qendrore.

Në aspektin ushtarak, analiza konfidenciale vlerëson se arsenali iranian mbetet ende i konsiderueshëm. Para luftës, Irani besohet se kishte rreth 2.500 raketa balistike dhe mijëra dronë sulmues. Këto armë janë përdorur për sulme hakmarrëse kundër aleatëve amerikanë në Gjirin Persik dhe bazave ushtarake amerikane në rajon.

Një hetim vizual i “The Washington Post” arriti në përfundimin se sulmet iraniane kanë dëmtuar ose shkatërruar të paktën 228 objekte apo pajisje në bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, një nivel dëmtimi që, sipas gazetës, është më i lartë sesa është pranuar publikisht nga qeveria amerikane.

Ekspertët vlerësojnë se, për kontrollin e trafikut në Ngushticën e Hormuzit, dronët paraqesin një kërcënim më të madh sesa raketat balistike me rreze të mesme. Sipas tyre, dronët mund të prodhohen në objekte të vogla dhe të fshehta, duke e bërë më të vështirë neutralizimin e tyre.

Danny Citrinowicz, studiues në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv dhe ish-drejtues i sektorit për Iranin në inteligjencën ushtarake izraelite, deklaroi se edhe një bllokadë disamujore nuk ka gjasa ta detyrojë Teheranin të pranojë kërkesat e Uashingtonit.

“Sfida është se ata nuk besojnë se duhet të kapitullzojnë”, tha ai.

Sipas Citrinowicz, megjithëse SHBA-ja dhe Izraeli kanë arritur suksese ushtarake në terren, rezultati strategjik i luftës mund të jetë më kompleks sesa paraqitet publikisht. Ai paralajmëroi se Irani mund të dalë nga konflikti me kapacitete të rëndësishme raketore ende funksionale, me vazhdimësi të programit të pasurimit të uraniumit dhe me ndikim të ruajtur mbi aleatët rajonalë.

Të Lidhura

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

nga 27
13:53 | 10/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij përpara deputetëve demokratë, ka zbardhur diskutimet në Konferencën Rajonale të...

Jam me bosin Rama –

Jam me bosin Rama –

nga 27
13:49 | 10/06/2026
0

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio”, ka tërhequr vëmendje gjatë paraqitjes së tij në ambientet e Gjykatës së Posaçme...

Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –

Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –

nga 27
13:43 | 10/06/2026
0

Nga Kim Mehmeti I falenderoj të rinjtë që më ftojnë që edhe unë të ngjitem në foltoren e protestës së...

Gjyqi në themel për Veliajn, GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve –

Gjyqi në themel për Veliajn, GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve –

nga 27
13:15 | 10/06/2026
0

Procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 të bashkëpandehurve të tjerë në Gjykatën e Posaçme është shtyrë....

Para
Sulmohet banka në Gjermani, grabitësit marrin peng shoferin e blindit dhe mbyllen në kasafortë –

Sulmohet banka në Gjermani, grabitësit marrin peng shoferin e blindit dhe mbyllen në kasafortë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

13:53 | 10/06/2026
Jam me bosin Rama –

Jam me bosin Rama –

13:49 | 10/06/2026
Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –

Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –

13:43 | 10/06/2026
Gjyqi në themel për Veliajn, GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve –

Gjyqi në themel për Veliajn, GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve –

13:15 | 10/06/2026
Flamingot i solla unë… –

Flamingot i solla unë… –

12:57 | 10/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –
  • Jam me bosin Rama –
  • Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –
  • Gjyqi në themel për Veliajn, GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve –
  • Flamingot i solla unë… –
  • Ish zv.ministrja kritikon ashpër kryeministrin për protestat: O Rame, ku i ke institucionet?

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –
  • Jam me bosin Rama –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com