Ipeshkvinjtë katolikë thirrje politikanëve shqiptarë: Harroni planet. Gjeni një zgjidhje serioze e paqësore – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ipeshkvinjtë katolikë thirrje politikanëve shqiptarë: Harroni planet. Gjeni një zgjidhje serioze e paqësore

17:30 | 20/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Kriza politike në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e Ipeshkvinjve katolikë të cilët nëpërmjet një letre u bejnë thirrje politikanëve të gjejnë një zgjidhje serioze dhe paqësore.

Ipeshkvinjtë japin shembullin e bashkëjetesës fetare në Shqipëri, për t’u ndjekur edhe nga forcat politike dhe mbështetësit e tyre.

“Ju lutemi të hapni një kapitull të ri në politikën tuaj. Harroni fjalët e forta që ju vetë u keni drejtuar kundërshtarëve tuaj, harroni gjithashtu fjalët që kundërshtarët tuaj ju kanë drejtuar juve. Harroni planet që kishit hartuar për t’i luftuar kundërshtarët. Harroni edhe premtimet me të cilat kishit mbushur mendjet e ndjekësve tuaj.”- thuhet më tej në letrën drejtuar politikanëve.

Read more

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Apel i konferencës Ipeshkvore i Shqipërisë drejtuar politikanëve

 Të dashur përfaqësues të popullit shqiptar,

Edhe një herë ju drejtohemi, me shpresë që thirrja jonë të mos mbetet një zë në shkretëtirë, por të gjejë jehonë në mendjet dhe zemrat tuaja.

Jemi shumë të vetëdijshëm për situatën tepër kritike në vendin tonë të dashur, Shqipëri. Veçanërisht gjatë ditëve të fundit, kemi lexuar shkrime të një sërë personash, shumica prej të cilëve janë mjaft të njohur në shoqërinë tonë. Të gjithë këta kanë shprehur shqetësimin e tyre të madh për këtë situatë, duke menduar se ka shumë rrezik që do të përkeqësohet, me pasoja tepër të rënda për vendin tonë. Do të jeni ju shkaku i pasojave të rënda që qëndrimi juaj mund të shkaktojë dhe, si na ka mësuar historia, në të ardhmen shoqëria jonë do t’ju bëjë përgjegjës për dëmtimin që do t’i keni shkaktuar atdheut.

Në emër të Zotit, ne, ipeshkvinjt katolikënë Shqipëri, me shumëbesim, ju lutemi të tregoni dashuri më të madhe dhe të sinqertë ndaj Shqipërisë dhe ndaj shqiptarëve, duke na treguar që me vendosmëri kërkoni një zgjidhje serioze e paqësore për këtë situatë, duke shmangur çdo rrezik që e keqja tëna çojëdrejt një të keqeje më të madhe. Paqja e vërtetë nuk do të thotë të mbyllim sytë për anomalitë që ekzistojnë. Nuk ka paqe të vërtetë, nëse nuk ndërtohet mbi drejtësi e vërtetë.

Ju lutemi të hapni një kapitull të ri në politikën tuaj. Harroni fjalët e forta që ju vetë u keni drejtuar kundërshtarëve tuaj, harroni gjithashtu fjalët që kundërshtarët tuaj ju kanë drejtuar juve. Harroni planet që kishit hartuar për t’i luftuar kundërshtarët. Harroni edhe premtimet me të cilat kishit mbushur mendjet e ndjekësve tuaj.

Jini të sigurt se asnjë shqiptar, që e do atdheun dhe të mirën e përbashkët më shumë sesa të mirën e partisë, nuk do t’ju qortojëapo t’ju akuzojë që nuk keni mbajtur fjalën, nëse arrini të kërkoni një rrugë te ndryshme nga rruga që keni ndjekur deri më sot. Jini të sigurt se shumica e popullit tonë kërkon prej jush vullnet të mirë për të shmangur çdo rrezik që do të na çojë drejt një humnere vdekjeprurëse.

Ka pasur raste kur të gjithë ju jeni shprehur me krenari për fatin tonë të lum që mes besimeve të ndryshme, në këtë vendin tonë të dashur, ekziston një traditë bashkëjetese ndërfetare në harmoni. Këtë vlerë të rëndësishme duhet ta mësoni nga ne. Besimet nuk na kanë ndarë. Mos lejoni që politika të bëhet shkak përçarjeje për popullin tonë.

Populli ynë i dashur, inteligjent dhe shumë fisnik e ka memorien historike të largët dhe të afërt të freskët dhe është i vetëdijshëm që politika nuk do të arrijë t’i perçajë për t’i bërë keq vendit të vet dhe bashkevëllezërve Shqiptarë.

Zoti ju ndriçoftë dhe ju dhëntë guxim për tëzgjedhur rrugën e drejtësisë dhe të paqes!

Ipeshkvinjtë katolikë e Shqipërisë

Etiketa: apel politikaneveIpeshkvinjt katolikëkriza politikezgjidhje serioze dhe paqesore

Të Lidhura

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

nga 27
17:42 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

nga 27
15:56 | 02/06/2026
0

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Para
I arrestojnë forcërisht të vëllanë në 3 të mëngjesit/ Kryebashkiaku i Devollit: Nuk trembem. Do vijoj zbatimin e dekretit

I arrestojnë forcërisht të vëllanë në 3 të mëngjesit/ Kryebashkiaku i Devollit: Nuk trembem. Do vijoj zbatimin e dekretit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

15:28 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –
  • Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com