Investimet e huaja po diversifikohen/ Banka e Shqipërisë: Perspektivat janë pozitive – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Investimet e huaja po diversifikohen/ Banka e Shqipërisë: Perspektivat janë pozitive

07:50 | 30/10/2022
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Banka e Shqipërisë vlerëson se Investimet e Huaja Direkte në vitet e fundit po shfaqin tendencë pozitive, jo vetëm në rritjen e vlerës, por edhe në diversifikimin sipas sektorëve dhe vendeve të origjinës së investitorëve. Sipas saj, pasuritë e paluajtshme po japin një kontribut në rritje vitet e fundit, megjithëse nuk ekzistojnë të dhëna të detajuara për origjinën dhe tipologjinë e investitorëve.

Banka e Shqipërisë vlerëson se perspektivat e investimeve të huaja mbeten pozitive.

Sipas saj, prania e burimeve të shumta energjetike dhe të naftës dhe koniunktura e favorshme e këtyre çmimeve në tregun botëror pritet të mbështetin rritjen e qëndrueshme në këta sektorë, ndërsa paralelisht, ndërmarrja e projekteve të mëdha të infrastrukturës pritet të kontribuojë në rritjen e IHD-ve në horizontin afatmesëm.

Të dhënat e bilancit të pagesave tregojnë se deri tani, Investimet e Huaja Direkte po shënojnë vlera rekord. Në analizën tuaj, cilat janë burimet dhe sektorët kryesorë që po mbështesin rritjen e Investimeve të Huaja Direkte?

Investimet e Huaja Direkte (IHD), të para si një injeksion kapitali, njohurie dhe teknologjie, janë një promotor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, veçanërisht për vende në zhvillim si Shqipëria.

Gjatë dekadës së fundit, Shqipëria ka tërhequr vëllime në rritje të Investimeve të Huaja Direkte, të cilat në raport ndaj PBB-së qëndrojnë aktualisht rreth nivelit 8.1%. Ky raport ka qenë gjithashtu i lartë në krahasim me homologët rajonalë.

Ecuria në kohë e IHD-ve ka shfaqur disa tipare pozitive. Përpos trendit rritës, ajo ka shfaqur diversifikim në rritje si në aspektin sektorial dhe në atë gjeografik të vendeve të origjinës. Kështu, sektorëve tradicionalë të viteve 2000 si financa dhe telekomunikacioni, u janë shtuar edhe sektorët e industrisë nxjerrëse, energjisë, pasurisë së paluajtshme, e të tjera.

Rritja e IHD-ve në sektorët e tregtueshëm ka kontribuar në rritjen e fuqisë eksportuese të vendit dhe në ndërlidhjen e tij me projekte madhore (sikurse Gazsjellësi Trans-Adriatik). Në të njëjtën kohë, harta gjeografike e IHD-ve është zgjeruar për të përfshirë Zvicrën, Holandën, Kanadanë e të tjera, krahas partnerëve tradicionalë si Italia, Greqia e Turqia.

Aktualisht, stoku i Investimeve të Huaja Direkte në vend është 10.3 miliardë euro, ku peshën më të madhe e zënë IHD-të në sektorët e energjisë, naftës, aktiviteteve financiare dhe telekomunikacioni.

Rritja e Investimeve të Huaja Direkte u përshpejtua në tremujorin e fundit 2021 dhe gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, ku vëllimi i IHD-ve hyrëse u rrit me 35% në terma vjetorë.

Kjo ecuri pasqyron, në masën më të madhe, shtimin e flukseve hyrëse në sektorin e pasurive të paluajtshme, ndonëse kontribute pozitive – por më të ulëta – dhanë edhe sektori energjetik, ai i naftës dhe industrisë përpunuese.

Pas investimeve të mëdha në infrastrukturën e transportit të energjisë të gazsjellësit Trans-Adriatik gjatë vitit 2016-2018, kontributi i sektorit energjetik u ngadalësua në vitet në vijim. Por, në gjysmën e parë të këtij viti, flukset e këtij sektori u gjallëruan sërish, në formën e fitimeve të riinvestuara. Në të njëjtën formë, kanë shënuar rritje dhe IHD-të e sektorëve të tjerë.

Duke njohur rolin pozitiv që Investimet e Huaja Direkte luajnë në zhvillimin ekonomik, politikat ekonomike duhet të synojnë tërheqjen e tyre për të nxitur përhapjen e teknologjisë dhe njohurive të reja, për të nxitur dhe për të diversifikuar eksportet dhe për të krijuar vende pune.

Në vitet e fundit, janë rritur ndjeshëm investimet e huaja në sektorin e pasurive të paluajtshme. Si mund të shpjegohet kjo rritje dhe cila është tipologjia e subjekteve / individëve që shfaqin interes për të investuar në prona në Shqipëri?

Është e vërtetë që sektori i pasurive të paluajtshme ka tërhequr flukse në rritje të Investimeve të Huaja Direkte. Ky trend i nisur prej vitit 2018, u ndërpre përkohësisht në periudhën e pandemisë 2020, duke nisur përsëri vitin e shkuar.

Në gjysmën e parë të vitit 2022, IHD-të në sektorin e pasurive të paluajtshme u rritën me 79%, duke dhënë një kontribut prej 13.4 pikë përqindjeje në rritjen totale. Aktualisht, ato përfaqësojnë rreth 22% të flukseve hyrëse të IHD-ve totale.

Të dhëna mbi tipologjinë e subjekteve, apo edhe individëve jorezidentë, të cilët janë të interesuar për të investuar në prona në Shqipëri, janë të padisponueshme. Megjithatë, të dhënat anekdotike sugjerojnë se blerës potencialë janë kryesisht nga Kosova dhe Italia, ku këtu përfshihen edhe persona me origjinë shqiptare.

Si i vlerësoni perspektivat e përgjithshme dhe sektoriale të IHD-ve në Shqipëri në të ardhmen e afërt, duke marrë në konsideratë edhe zhvillimet makroekonomike të lidhura me inflacionin e lartë dhe pasigurinë energjetike?

Në opinionin tonë, perspektivat për rritjen e Investimeve të Huaja Direkte janë pozitive, ndonëse konteksti aktual gjeopolitik mbetet i vështirë, ndërsa ai makroekonomik, sfidues. Pritjet tona për një rritje të qëndrueshme të IHD-ve në vijim faktorizojnë potencialin ekonomik të vendit, avantazhin e tij gjeografik, kostot e punës konkurruese, si dhe perspektivën për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Në terma të shpërndarjes së rritjes së IHD-ve, prania e burimeve të shumta energjetike dhe të naftës dhe koniunktura e favorshme e këtyre çmimeve në tregun botëror pritet të mbështetin rritjen e qëndrueshme të IHD-ve në këta sektorë. Paralelisht me to, ndërmarrja e projekteve të mëdha të infrastrukturës pritet të kontribuojë në rritjen e IHD-ve në horizontin afatmesëm.

Në një këndvështrim më afatgjatë, tendencat globale drejt shkurtimit të zinxhirëve të prodhimit dhe të tregtimit mund të krijojë mundësi të reja për tërheqjen e investimeve të huaja drejt Shqipërisë.

Në këtë kontekst, këmbëngulja në zbatimin e reformave strukturore, të cilat përmirësojnë mjedisin e të bërit biznes, thjeshtojnë politikat tatimore dhe përmirësojnë aksesin në financë, marrin rëndësi primare për të krijuar një mjedis frytdhënës për rritjen e Investimeve të Huaja Direkte.

Marrë nga Monitor

Etiketa: Banka e ShqperiseIHBmonitor

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Buxheti i shtetit, LVV tregon se ku do t’i shpenzojë Qeveria 3.2 miliardë euro

Buxheti i shtetit, LVV tregon se ku do t'i shpenzojë Qeveria 3.2 miliardë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Më kanë mbetur vetëm pak ditë jetë… –

Më kanë mbetur vetëm pak ditë jetë… –

23:16 | 09/01/2026
Po mbronin një ton hashash me pushkë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë –

Po mbronin një ton hashash me pushkë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë –

22:52 | 09/01/2026
BKH dhe SPAK trokasin tek Pllumb Salilari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani –

BKH dhe SPAK trokasin tek Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani –

22:40 | 09/01/2026
BKH dhe SPAK trokasin tek Pllumb Salilari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani –

BKH dhe SPAK trokasin tek Pllumb Salilari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani –

22:36 | 09/01/2026
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve –

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve –

21:50 | 09/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Më kanë mbetur vetëm pak ditë jetë… –
  • Po mbronin një ton hashash me pushkë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë –
  • BKH dhe SPAK trokasin tek Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani –
  • BKH dhe SPAK trokasin tek Pllumb Salilari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani –
  • Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve –
  • Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Më kanë mbetur vetëm pak ditë jetë… –
  • Po mbronin një ton hashash me pushkë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com