Investime kineze në Ballkan, ja sa kanë përfituar shtetet e rajonit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Investime kineze në Ballkan, ja sa kanë përfituar shtetet e rajonit –

14:10 | 15/04/2023
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në dy vitet e fundit, Serbia është bërë rekordmene botërore për nga fluksi i kapitalit kinez dhe huamarrjes kreditore nga Kina. Të dhënat alarmante në fqinjin verior nuk janë identike me situatën në Maqedoninë e Veriut, e cila në tre vitet e fundit nuk ka pasur ndonjë investim të dukshëm nga Kina, apo ndonjë kredi të marrë nga autoritetet kompetente. Shqipëria dhe Kosova janë në fund të listës për nga fluksi i kapitalit kinez. Këto të dhëna janë pjesë e hulumtimit “China Global Investment Tracker“ të Institutit Amerikan për Sipërmarrësi dhe Fondacionit Heritage, transmeton Portalb.mk.

„China Global Investment Tracker“ është i vetmi burim ndërkombëtar i të dhënave publike që ofron të dhëna gjithëpërfshirëse për investimet globale të Kinës dhe financimin e projekteve nga viti 2005 deri në vitin 2022.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, në bazën e të dhënave janë numëruar tre projekte të mëdha kineze, dhe atë dy projekte nga “Power China” në fushën e investimeve në infrastrukturën e transportit në nëntor të vitit 2013 dhe dhjetor të vitit 2014, si dhe nga kompania kineze “Cinemax” në prill të vitit 2019 si një investim në patundshmëri. Shuma totale e tre investimeve është 650 milionë dollarë. Në fakt, kompania “Sinohydro” në bazën e të dhënave figuron si “bashkëpunëtor i rëndësishëm” i “Power China”.

Kapitali i tillë kinez i listuar në “China Global Investment Tracker” korrespondon me kredinë e marrë nga banka kineze Exim për ndërtimin e autostradës Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër.

Në këtë bazë të dhënash nuk mund të gjenden të dhëna për kapitalin kinez të investuar në Shqipëri dhe Kosovë në periudhën 2005-2022. Nga ana tjetër, Serbia është lider botëror për sa i përket kredive të marra dhe fluksit të kapitalit nga Kina në vitin 2021 dhe vitin 2022. E përjavshmja serbe “Nedeljnik” shkruan se investimi i parë kinez në Serbi ishte në vitin 2010 për ndërtimin e një pjese të korridorit rrugor 11, në vlerë prej 260 milionë dollarësh.

“Ardhja në pushtet e Partisë Progresive Serbe shënoi një kthesë të madhe në zgjedhjen e partnerëve strategjikë për financimin e infrastrukturës rrugore dhe energjetike serbe dhe në përgjithësi në zhvillimin e ekonomisë serbe. Deri në vitin 2012 burimi kryesor i kapitalit për Serbinë ishte Perëndimi (shtetet anëtare të BE-së dhe SHBA-të), nga ku përveç kredive u arrinin edhe burime të konsiderueshme financiare në formë donacionesh”, shkruan gazeta serbe “Nedeljnik”.

Në portofolin e pasur të kapitalit kinez që ka hyrë në Serbi, bëjnë pjesë kredi kineze që kanë një vlerë të madhe prej 13.98 miliardë dollarësh. Fqinji ynë verior i ka shfrytëzuar fondet kineze për ndërtimin e autostradave, hekurudhave, për shërbime komunale, gazifikim, projekte energjetike, por edhe për investime në Ndërmarrjen Elektrike Serbe dhe Telekom Serbia, thuhet në analizën e gjerë të kësaj media serbe.

Krahas kredive kineze, Serbia në vitet e fundit ka tërhequr investime direkte kineze në vlerë prej mbi 3 miliardë dollarësh. Për më tepër, investimet nga viti 2016 e deri më tani përfshijnë kryesisht investime në minierën “Bor” dhe në hekuranën në Smederevë, si dhe në një fabrikë të gomave të makinave. Investitorët kryesorë janë “Zijin Mining Group”, “Hesteel Group” dhe “Shandong Linglong Tire”.

“Është intriguese që Serbia u bë lider botëror në huamarrjen nga bankat dhe kompanitë kineze pikërisht në periudhën kur zgjerimi i investimeve jashtë shtetit të atij vendi – për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe problemeve me të cilat përballet ekonomia e saj – ra ndjeshëm”, shkruan Nedeljnik.

Sa i përket Malit të Zi, të dhënat nga databaza “China Global Investment Tracker” thonë se tërheqja e kapitalit kinez me vlerë 1.12 miliardë dollarë synon dy investime. Mbi 1 miliard dollarë u investuan në infrastrukturën e transportit nëpërmjet “China Communications Construction” në mars të vitit 2014, ndërsa një investim 100 milion dollarë pasoi në nëntor të vitit 2017 nga “State Power Investment Corporation” në sektorin energjetik.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor prani e madhe e kapitalit kinez vihet re edhe në Bosnje e Hercegovinë. Në këtë vend janë investuar 3.05 miliardë dollarë dhe vihet re se investimet dhe kreditë nga Kina janë rritur në mënyrë dramatike në periudhën pas vitit 2019, tregon hulumtimi “China Global Investment Tracker” i Institutit Amerikan të Sipërmarrjes dhe Fondacionit Heritage.

Për sa i përket investimeve në BeH, nga Kina janë derdhur 610 milionë dollarë, përfshirë këtu nga “Power China”, “Sinomah”, “China Nonferrous” dhe “Shandong Gaosu” në transport, energjetikë dhe metale. Investimet kineze i referohen periudhës nga viti 2019 deri në vitin 2021.

Mbi 2.44 miliardë dollarë BeH i ka marrë si kredi nga Kina për ndërtimin e autostradave, hidrocentraleve, për investimet në gazifikimin dhe prodhimin e qymyrit. Huatë e marra kineze përfshijnë periudhën nga viti 2010 deri në vitin 2022.

Investimet kineze janë në rënie

Sipas të dhënave nga hulumtimi “China Global Investment Tracker”, investimet kineze në ekonomi dhe kreditimi në projekte infrastrukturore në periudhën 2005-2022 kanë arritur në 2.27 trilion dollarë në rreth 140 vende të botës. Fusha më e madhe e aktivitetit kinez në botë mbetet energjia, por i rëndësishëm konsiderohet edhe investimi i Kinës në nismën “Belt and Road”.

“”China Global Investment Tracker“ është i vetmi grup i të dhënave publike gjithëpërfshirëse që mbulon investimet dhe ndërtimtarinë globale të Kinës, që janë dokumentuar si në veçanti ashtu edhe në grup. Përfshin rreth 4.000 transaksione të mëdha në transport, metale, prona, teknologji dhe sektorë të tjerë (si dhe më shumë se 350 transaksione problematike)”, thuhet në hulumtim.

“Nedeljnik” shkruan se analistët nga Instituti Amerikan për Sipërmarrje dhe Fondacioni Heritage tregojnë se para pandemisë investimet kineze jashtë vendit në periudhën 2017-2019 arrinin në 390 miliardë dollarë. Pas pandemisë së Covid-19, nga viti 2020 deri në vitin 2022, në korniza ndërkombëtare ka pasur investime kineze në vlerë prej 133 miliardë dollarë. Kjo praktikisht do të thotë se shpërthimi i pandemisë së Covid-19 zbehu interesin kinez për të investuar jashtë vendit.

Çfarë pretendon Kina në mediat maqedonase?

Për dallim nga hulumtimi i Institutit Amerikan për Sipërmarrësi dhe Fondacioni Heritage, ambasadori kinez në Maqedoninë e Veriut Zhang Suo në intervistat dhe kollumnat e tij të rregullta për gazetat ditore “Nova Makedonija” dhe “Veçer” përhap narrativin për Kinën si lider i zhvillimit global dhe si vend-lider i ekonomisë botërore.

Kështu, në kollumnën për gazetën “Veçer” në 28 dhjetor të vitit 2022, ambasadori Suo shkruan se zhvillimi global po arrin një pikë kritike pasi Kina propozoi Iniciativën për Zhvillimin Global (GDI). Në këtë kollumnë ambasadori shkruan se kjo iniciativë e Kinës avokon që bota të kujdeset për nevojat e veçanta të vendeve në zhvillim, veçanërisht të atyre vullnerabël që përballen me vështirësi të jashtëzakonshme.

Jo më pak i rëndësishëm në performancën e ambasadorit kinez përmes mediave maqedonase është edhe presioni indirekt që Zuo drejton ndaj autoriteteve maqedonase, për të cilat marrja e kredive nga Kina në vitet e fundit nuk është prioritet.

Kështu, disa muaj më parë, në një intervistë për gazetën Veçer në 8 qershor të vitit 2022 ambasadori Suo u përgjigj se Kina ka kontribuar me rreth 30 përqind në rritjen ekonomike botërore vitet e fundit dhe ekonomia kineze është motori më i madh i rritjes ekonomike botërore. Megjithatë, sa i përket marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor, ambasadori kinez në Maqedoninë e Veriut konsideron se vendi është një partner i rëndësishëm i Kinës për Ballkanin.

Nëpërmjet të kësaj interviste ambasadori kinez u tha autoriteteve maqedonase se do t’i inkurajojnë kompanitë kineze të marrin pjesë në projekte pikërisht në infrastrukturë dhe energjetikë, por gjithashtu shtoi se shpreson që “Maqedonia e Veriut do të sigurojë një mjedis afarist jodiskriminues me kushte të barabarta loje për ndërmarrjet kineze”./Portalb/

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Spahia kërkon votën e socialistëve: Të festojmë ndryshimin –

Spahia kërkon votën e socialistëve: Të festojmë ndryshimin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com