Dua Lipa ka dhënë një intervistë të gjatë për “Teen Vogue”, e cila është e gjatë në trajtimin e aspektit personal të saj, më shumë se sa muzikor. Ajo flet për jetën private, karrierën dhe Kosovën, e bashkë me intervistën kemi rastin të shohim edhe pamje nga sesioni i fundit i saj fotografik pikërisht për këtë revistë. Telegrafi sjellë intervistën e plotë të Dua Lipës nga Teen Vogue.
Këshilla është e thjeshtë, e njohur, ashtu si miliona herë që mund ta keni dëgjuar më parë. Por, është një gjë e re për “New Rules” të saj, edhe nëse tingëllojnë si “rregulla të vjetra”. Përpos produksionit të dukshëm të një kënge të zhanrit EDM, “New Rules” është një rikujtim i kapshëm urgjent që pa marrë parasysh sa të mençur ose të pavarur që jeni, mund të jetë e vështirë t’i thuhet jo një “ishi” të keq.
Me më shumë se një miliard klikime në YouTube dhe qindra miliona dëgjime tjera në Spotify, “Neë Rules” është një hit me mesazh që Dua e ka përçuar te shumë adhurues. Dhe, teksa flet për Teen Vogue, Dua flet për “rregullin e katërt të saj”, ndoshta më të saktin, por edhe më të vështirin për t’iu përkushtuar në kohën e tashme moderne.
“Është e qartë”, thotë ajo, “bllokoni ishin tuaj në rrjetet sociale”.
Para suksesit viral të “New Rules”, 22-vjeçarja ishte vetëm Dua. Ajo u lind në Londër dhe në moshën 11-vjeçare shkoi me familjen për të jetuar në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës shumë të kontestuar dhe të goditur nga lufta që deklaroi pavarësinë nga Serbia 10 vjet më parë. Prindërit e saj u larguan nga Prishtina për në Londër në vitin 1992, shkurt para shpërthimit të luftës në bosnjë. “Nuk mendoj se dikush largohet nga vendi i tij pa pasur nevojë ta bëjë këtë”, thotë ajo.
Dhe, teksa Dua e përmend faktin se ajo ishte “me fat” që lindi “në Britaninë me mundësi”, Prishtina megjithatë, ka pasur impakt tejet të madh në të. Kosova, që ka një popullsi prej 53 për qind nën moshën 25- vjeçare, më e reja në Evropë e që pikërisht kjo rini e ka inspiruar të.
“Ekzsiton një sens i njerëzve që duan ta përmirësojnë veten atje. Ka aq shumë talent dhe njerëz që duan mundësitë që të tjerët i kanë në skenën globale gjithandej në botë”, thotë ajo. “Ai vend ka bërë aq shumë për mua”.
Si shumica e yjeve, Dua e vë në kronikë jetën e saj në Instagram, ku ajo përzien selfie të rëndomta me fotosesione dhe momente nga koncertet, e që shpesh këto momente realizohen nga Pixie Levinson. Ajo nuk turpërohet që të qëndrojë larg prej dramës së një dukje perfekte në tapetin e kuq dhe ajo mishëron besimin se moda mund të jetë knaqësi. Ndikimi i saj është i tillë që edhe motra e vëllai i saj tash janë të famshëm në Instagram. Dhe, përkundër rritjes së numrit të ndjekësve në mbi 9 milionë, llogaria e saj ka një ndjesi intimiteti, pasi mund të gjeni video edhe me filter të Snapchatit, ashtu si mund të gjeni ndonjë ripostim të ndonjë fansi, ose foto me Karl Lagerfeldin dhe Livier Rousteing.
Duas po ashtu i pëlqen një meme e mirë në Twitter – disa prej të cilave janë të inspiruara prej saj. Kur videoklipi i “New Rules” u lansua dhe bëri xhiron në internet, reagimi ishte i menjëhershëm: Videoklip lart i stilizuar dhe i prodhuar me ekspertizë, i dha karburantin e nenvojshëm këngës për të shkuar në qiell – dhe kështu e ndau Duan prej pjesës tjetër të pop skenës e ngarkuar me artistë.
“Mendova, oh Zot, kjo është çmenduri”, thotë Dua teksa kujton projektin, duke qeshur. “Aty ishte një person, emri i tij ishte Jake Wilson, i cili krijoi memen e tij me këtë këngë dhe ishte fantastike. Më kujtohet të gjithë po më shkruanin në e-mail. Isha e prekur nga dedikimi deri në detaje. Isha e ngazëllyer”.
Për videoklipin e “New Rules”, Dua punoi me Henry Scholfield nga Caviar TV, një krijues filmash specialiteti i të cilit ishte videoklipe në stil të rrugës për artistë në Britani, skena me plot grimasa. Një prej bashkëpunimeve të tij të famshme është me Stromaen për këngën “Tous le Memes”, një video kinetike që e sjellë artistin belg në formë unike.
Dua dhe Scholfield e gatuan idenë për videoklipin në një kuzhinë të banesës së saj në Londër, duke shfrytëzuar një reklamë të vjetër të Versace me protagoniste Naomi Campbell që Dua e kishte ruajtur shumë kohë më parë sepse i foli asaj në ndër dije si një pikë kapërcimi për inspirim. “Estetika, ngjyrat dhe vet kampanja ishin vërtet storia e atij imazhi dhe vërtet më rrëmbeu”, sqaron Dua.
Ata punuan në aspektin vizual së bashku dhe Scholfield thotë se ata e panë vulën e tyre në projekt kur e kuptuan potencialin e tij për t’u bërë himn për fuqizimin e femrave dhe solidaritetin. “Ne kishim bërë tashmë një video së bashku”, thotë Scholfield, duke ju referuar klipit “Lost in Your Light” në bashkëpunim me Miguel. “Ajo e ka pasur idenë në kokën e saj për femrat që pëshpërisin këtë mesazh në vesh të njëra-tjetrës, e që këto femra të jenë së bashku”.
Dyshja shkuan drejt Miamit dhe kanë qëndruar me koreografen Teresa Toogie Barcelo për të xhiruar klipin “New Rules”, e cila më parë kishte punuar me artistë si Tove Lo dhe Kesha. Teksa luajtën me energjinë kreative të njëri-tjetrit, Dua ofroi pjesën finale të ‘puzzlit’ estetik – flamingot. Scholfield thotë se ata ishin inspiruar se si flamingot përshtaten me njëri-tjetrin dhe se momentet e çuditshme, por të bukura të tyre ndikuan në koreografi.
Videoklipi shumë i popullarizuar e shfaqë Duan në një gjumë të thellë me vajzat e saj, duke bartur rroba banje dhe duke fërkuar flokët e njëra tjetrës, duke i pëshpëritur njëra tjetrës në vesh, e duke qëndruar në një pishinë që paraqitet si ambient tradicional shumë i bukur. Ata i zbatojnë “rregullat”, teksa ndalojnë njëra-tjetrën në ribashkimin me “ishët” e tyre.
Askush nuk e parashikoi që kur do të lansohej ky prjoekt, do të arrinte një miliard shikime në YouTube.
Pjesa e recetës së suksesit mund të qëndrojë në besimin bashkëpunues mes Dua dhe Scholfieldit. “Ne jemi të dy komod duke i treguar njëri-tjetrit gjëra të çmendura që përfundojnë duke u bërë gjëra të mëdha”, thotë Scholfield. “Ju punoni me disa njerëz dhe nuk e dini ku janë kufinjt e kreativitetit, keni frikë për diçka që duket e çmendur ose budallallëk, por ne kemi ndarë vizionin e njëri-tjetrit. Është shpirtëror. Ajo më përpara dëshiron të ketë diçka që ndihet e sinqertë dhe reale se sa ndonjë gjë që duket mirë dhe tingëllon mirë”.
“Është një këngë pikëlluese”, thotë Dua për këtë këngë. Kjo nuk është befasi: Pikëllimi është një temë e njohur për muzikën e saj. Por, nëse nxitet dhimbja, forca është përgjigja e Duas dhe ajo e merr këtë nga femrat tjera, si në jetën reale, ashtu edhe në videoklip. “Nuk kam dashur të jetë një videoklip për një lidhje nromale. Kam dashur të jetë një video për t’i treguar rregullat shoqeve tona”.
“Mendoj se të qenurit si motra është me rënëdsi”, shton ajo. “Është vërtet me rëndësi që të kujdesemi për femrat përreth dhe të mbajmë miqt tonë afër”.
Sa i përket vet rregullave, nuk janë asgjë nëse nuk janë të sinqerta, duke ja tërhequr vërejtjen dëgjuesit që të mos kthehet te “ishi”. Vargjet janë monolog i brendshëm, duke luftuar nëse duhet falur, bashkuar, ose të shkohet tutje pa e bërë asnjërën. “Ai më bën të ndihem si askush tjetër”, sqaron Dua, një argument ky, që është një dobësi dhe që menjëherë pasohet nga: “Por, ai nuk më do, kështu që i them vetes…”.
Nuk jeni në lidhje? Mos u ndjeni të injoruar. Dua thotë se kënga nuk është domosdoshmërisht për një romancë. “Mund të jetë për dikë që ju nënvlerëson, nëse sitauta me dikë është ashtu që ua prish disponimin ose ju bën të ndiheni keq”, sqaron ajo, duke theksuar më tutje se fansat e kanë shndërruar këngën në “meme” për ta shfrytëzuar kur prindi ose vëllai ua bën jetën të vështirë. “Vërtet varet nga ajo nëse ai person është negativ. Ajo që jeni ju përgjegjës është energjia me të cilën e rrethoni veten”.
Kënga është tri minutëshe, diskutim 24 seondësh bërë në drejtim të një shoqe qe ndoshta nuk do t’iu dëgjojë. Dhe përsëri, rregullat janë të pa vlera nëse nuk thyhen: Kur një fans tentoi të ngacmonte Duan në rrjetet sociale duke e akuzuar se ajo “theu” rregullat e saj, Dua ju përgjigj asaj në mënyrë të shkurtër, “motër, merre një pushim”. Konsideroni mesazhin më shumë një sugjerim në maje të gjuhës se sa ndonjë porosi dogmatike – Dua e di se mund t’i ktheheni të dashurit, por si një shoqe e ngushtë, ajo do të jetë aty për ju kur në mënyrë të paevitueshme do të ktheheni sërish te ajo për këshillë.
“Shumë meshkuj vijnë dhe më thonë, “vërtet i urren meshkujt, apo jo? Ky është keqkuptim total. Disa këngë janë të pafiltruara dhe unë nuk kthehem prapa”, thotë ajo.
Fuqizimi i femrave është i qartë në punën e Duas dhe ajo thotë se shpesh kritikohet nga meshkujt për këtë. Pse duhet t’i urrej ajo meshkujt? Lloji i kritikës nuk pritet të nivelizohet nga pop artistët meshkuj të cilët këndojnë për femrat të cilat i kanë tradhtuar. Dua është duke ju qasur një standardi të përbashkët të dyfishtë në industrinë e argëtimit, ku femrat të cilat këndojnë për meshkujt janë të përshkruara si urryese të meshkujve ose të çmendura pas djemve, pa hapësirë për nuancë. “Mendoj se normat e gjinive janë definitivisht rregulla masive që duhet të thyhen”, shton ajo.
Muzika e Duas rrezaton që prej këngës afirmuese të saj “Hotter Than Hell” në të cilin ajo me plot besim na kujton se ajo është “përgjigja e lutjeve tona” që bëhen në “kopsht” në të cilin ajo zgjerohet me metaforën e Adamit dhe Evës për të përshkruar ndarjen. Muzika e saj është shprehje e ndjenjave dhe reflekton pikëpamjen e saj – jo të dikujt tjetër.
“Në këngë si “Genesis”, vërtet isha ajo që e shkriva zemrën në të”, sqaron ajo për procesin e realizimit të këngës së saj të parë në albumin e vet-titulluar. Teksa merr formë refreni, e kuptonhi se po dëgjoni një këngë për ndarje, të përmbushur me kërkim falje dhe kërkesë të thjeshtë për t’u kthyer në fillim të një lidhje, para kornizave tejra dhe të gjitha komplikimeve tjera”.
Teksa Dua është mësuar që të veshë zemrën e saj në krahët e saj dhe ka luftuar për t’u njohur, ajo po ashtu është dashur që të gjejë balancin mes famës dhe sensit të privatësisë. “Jam unë ajo që pushoj nga rrjetet sociale, ose tentoj të mos flas për jetën time personale”, thotë ajo. “Vërtet do të dëshiroja të kem një lloj filteri, por është pjesë e madhe e muzikës të cilën e nxjerri”.
Në fakt, karakteri i saj është ajo që e bën atë shumë të pranueshme dhe producenti MNEK thotë se e bëri më të lehtë për të që të punojë kur ajo shkoi në Los Anxhelos në shkurt të vitit 2017 për të realizuar tekstin e këngës “IDGAF”.
“Më është dashur ta shoh e të kuptoj se kush është. Ajo më bëri të ndihem ekstremisht komod. Kur e përfunduam këngën, unë vallëzoja përreth. Është një gjë që thuhet për dikë që të bën të ndihesh rehat, ju bën të ndiheni vërtet ju dhe të mos gjykoheni”.
MNEK është pyetur nëse ka diçka për Duan që e ka befasuar kur janë takuar. “Gjëja interesante për Duan është se ajo është shembull i gjeneratës së re të një pop ylli ku ajo që shihni, është ajo që do të merrni”, thotë ai. “Një pyetje si kjo do të ishte shumë relevante në epokën e Britney Spears. Por, tash kemi rrjetet sociale, ku shihni gjithçka. Ajo është vërtet vetvetja. Ajo është një person i njerëzve dhe ajo është shumë e kujdesshme për këtë”.
Madje edhe në telefon, kjo ishte tipike për Dua Lipën. Ajo është pyetur se kush do të ishte bashkëpuntori i ëndrrave dhe ajo thotë se është Frank Ocean.
Në gusht të vitit 2016, Dua u rikthye në Prishtinë për të realizuar një koncert në Parkun e Gërmisë, që në fakt ishte një rikthim në shtëpi. Ajo më pas lansoi Sunny Hill Foundation, një ndihmë bamirësie për Kosovën në sektore të ndryshme, sidomos në art dhe kulturë. Të hollat që ajo i ka fituar nga biletat e këtij koncerti u drejtuan për bamirësi. Babai i saj, një këngëtar roku që ka marrë po ashtu shumë famë në Tëitter, ju bashkua asaj në skenë.
“Kam dashur të bëj vërtet një koncert të madh dhe ndjerë keq që mora paratë, e kështu kam dashur që të gjitha përfitimet t’i shkojnë Kosovës. Ne kemi fituar 120 mijë euro. Këto do t’ia kthejmë të rinjve dhe kulturës së Kosovës. Ata meritojnë të dëgjohen”.
Për atë që mund të pasojë së shpejti, Dua së fundmi lansoi singlin e saj me Calvin Harris, një këngë e inspiruar e zhanrit house e quajtur “One Kiss”.
Ajo thotë se në pesë vjet mund të jetë duke punuar albumin e tretë, ose vetëm albumin e saj të dytë. Nuk ka lidhje aq shumë për të përderisa ajo bën atë që dëshiron.
“Do të doja të vazhdoj të bëj këtë dhe të vazhdoj të jem vërtet e sinqert. Unë dua që të vazhdoj të mos kem frikë nga mendimet e mia”.