Interforca e Sajes dhe Trajkëlli i Cacit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Interforca e Sajes dhe Trajkëlli i Cacit

10:54 | 10/10/2016
në Opinion
0

Nga Ilir Babaramo

Rreth 15 vjet më parë gazetarët e Tiranës shqyheshin së qeshuri me deklaratat e shefit të Misionit të FMN-së. Ishte një farë Trajkëll. Qëndrimet e e tij publike ishin të tilla që dhe zëdhënësat më të thekur të Nanos skuqeshin dhe kur mendonin se mund t’i bënin. Por Trajkëlli jo. Ai shkrihej i gjithi, kur shikonte herë në dritë të syve dhe herë nga duart Cacin, ministrin e atëhershëm të Financave. E bëri kaq baltë duke mbështetur qeverinë shqiptare sa Bretton Woods e largoi. Megjithatë Caci u kujdes që t’i gjente një tjetër punë në Tiranë, qytetin ku zyrtari ndërkombëtar kishte gjetur parajsën.

Konferenca djeshme e shtypit të oficerit të Interforcës gjithë gazetarëve të vjetër të Tiranës duhet t’u ketë sjellë ndërmend Trajkëllin që ka humbur pa nam e nishan dhe kushedi në cilin skaj të globit kujton me nostaligji vitet në Shqipëri. Është shkatërruar 99.8 për qind e drogës së mbjellë, deklaroi oficeri i Interforcës italiane. Përpjekja për të dhënë një shifër të saktë deri dhe me presje dhjetore është mëse qesharake. Oficeri deklaroi se janë kryer 42 fluturime, por nuk mori përsipër të pohojë, nëse këto fluturime kanë mundur të evidentojnë gjithë parcelat e mbjella me cannabis. As drejtori i përgjithshëm i policisë shqiptare nuk dha ndonjë shpegim. Hysni Çako u ndal kryesisht tek risia e kultivarëve të këtij viti. Si një brigadier arre, Çako u mjaftua të shpegojë efektet që solli fara vietnameze në mbjelljet e sivjetme.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Besueshmëria se fluturimet e avionit të Interforce mund të zbulonin gjithë hashashin e mbjellë në Shqipëri u rrëzua si gjithnjë nga ajri. Në kohën, kur këto fluturime kishin përfunduar, fluturimi i një helikopteri të ushtrisë rrëzoi si një kështjelle rëre pretendimet e Tahirit dhe Interforce. Nga bordi i helikopterit që po transportonte një grup gazetarësh drejt Bizës, vetëm 20 kilometra larg Tiranës u zbuluan plantacione pa fund me hashash, pamje që u transmetuan nga të gjithë televizionet. Këto plantacione nuk ishin evidentuar nga avioni i Interforce. E megjithatë, siguria e oficerit italian arrin deri në presje dhjetore. As Trajkëlli, ndonëse jo polic, por financier, nuk fliste me kaq siguri matematikore.

Për të kuptuar përmasat e përhapjes së hashashit dhe vullnetin e Ministrisë së Brendshme për ta luftuar nuk mjaftojnë deklaratat e oficerit të Interforce dhe sikur për dreq ai helikopteri i ushtrisë të mos kishte fluturuar mbi rrethinat e Tiranës. Guximi i trafikantëve që ruanin parcelat duke kërcënuar me kallash prokurorin dëshmon se muaj me radhë Shqipëria ka qenë një territor i kontrolluar nga mafia.

Industria e hashashit ka arritur të ndërtojë një shtet paralel në Shqipëri. Qeveria po përpiqet prej vitesh të ndërtojë një pistë për avionët carter që të sjellin turistë në jug të vendit, por pa rezultat. Ndërkohë industria e hashashit arriti të ndërtojë pistën e Ishmit, ku u rrëzua avioni i dytë me drogë. Rrëzimi i avionit të dytë përbën rrëzimin e shtetit. Vullneti se ministria e brendshme ka në luftën kundër trafikut të narkotikëve dëshmohet në Ishëm. Si shpegohet që në zonën më të ekspozuar të vendit të ngrihet një infrastrukturë e tillë? Dhe ajo që është më kryesorja a është ndëshkuar ndonjë zyrtar që mbylli sytë për atë “kryevepër inxhinjerike”? Në një vend normal zbulimi i kësaj piste avionësh do kishte shkaktuar stuhi dorëheqjesh dhe shkarkimesh, por deri tani asnjë masë nuk është marrë. Duket se avioni dhe piloti pensionist italian u mbeti në dorë.

Mburrjet e Tahirit me Lazaratin tashmë ngjasojnë me rrahjet e gjoksit të Shefqet Peçit në fund të viteve ‘80 për luftën nacional-çlirimtare. Ca më tepër që operacioni i Lazaratit ka anën e tij të errët. Në Gjirokastër dhe fëmijët e dinë se kapot realë të Lazaratit nuk u kapën. Se atyre ju la i hapur shtegu i Manalatit për t’u larguar të patrazuar në errësirë me thasët e mbushur me euro. Madje, flasin dhe për doganën që u desh të paguanin.

Në Shqipëri gjatë gjithë viteve të tranzicionit kanë kaluar mijëra ambasadorë e zyrtarë ndërkombëtarë. Tashmë rrallëkush sugjestionohet prej tyre. Ca më tepër që deklaratat e tyre t’i marrë të patjetërsueshme në besueshmëri si Dhjetë Urdhëresat e Dhjatës. E megjithatë Interforce është zyra e ngritur nga Italia, vendi që ka dhuruar mbi 1 miliardë euro në Shqipëri, vendi që ka bërë më shumë se kushdo për shqiptarët këto 25 vjet. Por, disa policë interforce nuk janë gjithë shteti italian.

Për të qenë e besueshme në opinionin publik shqiptar kjo zyrë duhet të kalojë një test. Pak muaj më parë u përfshi në një skandal. Prokuroria ka nisur hetimet duke marrë në hetim drejtuesit e policisë shqiptare për përgjim të paligjshëm të elitikës politike dhe më gjerë të Shqipërisë. Aparati që ishte përdorur për përgjim ishte sjellë nga oficeri i Interforcë. Kjo zyrë ka refuzuar ta dorëzojë këtë pajisje prokurorisë shqiptare për të verifikuar nëse pretendimet për përgjim janë të vërteta apo jo. Në këto rrethana, deri sa Interforcë të dorëzojë pajisjen që ua kishte vartësve të Tahirit ne na lind dyshimi se Saje e përdor oficerin e Interforcës si Caci Trajkëllin dikur.

Etiketa: Bretton WoodsCaciIlir BabaramoInterforceLazaratManalatSajaTrajkëlli

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Tahiri apel qytetarëve: Mbjellja e kanabisit nuk lufton varfërinë

Tahiri apel qytetarëve: Mbjellja e kanabisit nuk lufton varfërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com