Inter i thotë mirupafshim titullit kampion. Lamtumira vjen nga Genoa, teksa sonte zikaltërit barazuan pa gola ndaj Sampdorias, në një ndeshje që rezultoi ashtu siç pritej: delikate.
Lukaku nuk është më ai i vjetri, edhe pse titullar sot nuk ia doli të bëjë diferencën. Në pjesën e dytë pati minuta edhe për Dzekon, por boshnjakut nuk iu dha mundësia të konkretizonte ndonjë rast.
Sampi u mbrojt mirë, u përpoq të dilte në kundërsulm, e në fund mori një pikë të vlefshme. Diferenca me ekipin e Napolit kryesues për skuadrën e Inzaghit është 15 pikë dhe vetëm matematikisht janë në lojë për Skudeton.