Vijojnë sulmet e trupave ruse mbi qytetin e Kharkivit, në Ukrainë.
Burime nga “CNN” raportuan se mëngjesin e kësaj të mërkure forcat ruse kanë shënjestruar në një sulm ushtarak Departamentin e Policisë Rajonale të Kharkivit dhe Universitetin Kombëtar të këtij qyteti, duke lënë katër persona të vrarë.
Pamjet që shfaqen në video tregojnë ndërtesat e përfshira nga zjarri dhe personelin e urgjencës, që shkon në vendngjarje. Sipas një deklarate nga shërbimi i urgjencës shtetërore, tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimet.