“Të gjitha institucionet të mbështesin punën e SPAK”. Kështu u shpreh raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë gjatë një konference për shtyp.
Andreas Schieder theksoi se PE nuk komenton çështje politike apo juridike, lidhur me përfshirjen e çështjes së imunitetit për zv/kryeministren Belinda Balluku në raportin për Parlamentin Evropian.
Ndër të tjera ai shtoi se Shqipëria duhet të fuqizojë luftën ndaj korrupsionit.
I pyetur nësë do ta përfshinte në raport debatin për Ballukun, ku kuvendi nuk po mblidhet për kërkesën e SPAK, Schieder deklaroi se ‘Parlamenti Evropian ndjek rregulloren e vet dhe nuk është detyrë e tij të bëjë komente specifike për çështje të veçanta’.
“Kur vjen në Shqipëri lexon shtypin, por edhe dëgjon aktorët e ndryshëm. Më duhet të them se së pari Parlamenti Evropian nuk komenton është juridike apo ligjore. Është një standard i mirë evropian që institucionet të kryejnë punën e tyre, në këtë rast SPAK dhe institucionet e tjera të bëjnë punën e tyre me gjetjet e tyre në bazë të legjislacionit.
Në kemi thënë që të gjitha institucionet duhet të mbështesin punën e SPAK, por nuk është punë e PE që të bëjnë koment për ndonjë rast specifik.
Unë jam i sigurt që me këtë përbërje që ka Kuvendi do të bëhen diskutimet e duhura dhe vendimet e duhura që do të merren në bazë të kushtetutës apo rregullores së Kuvendit”, tha zyrtar i BE.
I pyetur për raste të ngjashme në Parlamentet e vendeve të BE, Andreas Schieder u përgjigj:
“Nuk duhet të harrojmë që rregullat për këtë çështje janë të njëjtat. PE thjesht ka ndjekur rregulloren e vet, kur vjen një kërkesë e tillë ka një afat kohor, kjo eshte e njejta gje edhe per parlamentin austriak ku unë kam shërbyer dhe jemi marre me raste te tilla.
Në disa raste mund të merren vendime shpejt, në disa të tjera duhet kohë. Këtu në Shqipëri mësova se ka nje afat kohor qe nuk ka perfunduar. Aktoret në Parlament na kanë siguruar që janë të ndergjegjshem për pergjegjesitë e tyre dhe që do të marrin vendimet që duhet të marrin “ tha reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder.










