Andres Iniesta ka folur për trajnerin e tij më të rëndësishëm gjatë karrierës së tij te Barcelona. Mesfushori do të largohet këtë verë nga ekipi ku kaloi gjithë karrierën e tij.
34 vjeçari, është pyetur ti përshkruajë me nga 1 fjali gjithë ish-shokët e ekipit dhe trajnerët. Ai përdori frazën “trajneri më i rëndësishëm” për Van Gal. Kjo përgjigje ishte suprizuese, pasi pritej të ishte Guardiola. Për bashkëkombasin e tij Iniesta tha :“Një mjeshtër për mua”. Për Enriken Iniesta e përshkroi si shok të mirë, dhe Valverden njeri i mençur. Aragones për Iniestën ishte një shembull ndërsa Del Boske ekzemplar.