Banorët e Papagou në Athinë nuk u kanë besuar syve kur panë flamujt e Shqipërisë dhe Qipros turke të varur në fasadën e një shtëpie.
Lajmin e ka bërë të ditur televizioni SKAI, duke theksuar se për shkak të ngjarjes ka pasur reagime nga banorët e zonës, të cilët janë kryesisht ushtarë dhe oficerë të Forcave të Armatosura.
Informacionet bëjnë me dije se shtëpia ku janë ngritur dy flamujt nuk është e braktisur, por aty banon një burrë me origjinë shqiptare.
Banorët kanë njoftuar Policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka regjistruar ngjarjen, por pak më vonë dhe kur policia ishte larguar, njerëzit kanë hyrë në oborrin e shtëpisë dhe kanë hequr dy flamujt.