Një incident që nuk është vënë re, ka ndodhur ditën e djeshme në ambientet e Kryeministrisë, ndërsa policia sot ka dalë me një njoftim zyrtar.
Një 32-vjeçar ka tentuar të futet me dhunë në ambientet e Kryeministrisë. Sipas policisë, i riu ka goditur njërin prej punonjësve të Gardës së Republikës që shërben te dera e Kryeministrisë duke synuar futjen brenda ambienteve të saj për arsye ende të paqarta.
Pas kësaj, kanë ndërhyrë punonjësit e tjerë të Gardës duke bërë ndalimin e tij deri në ardhjen e policisë, e cila e ka shoqëruar në komisariat duke i komunikuar edhe veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
I shoqëruari është identifikuar si A.L., dhe do të japë llogari për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.