Imzot Masafra mesazh urimi: Kujtimi i Lindjes së Krishtit shënohet prej vuajtjes që pandemia ka shkaktuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Imzot Masafra mesazh urimi: Kujtimi i Lindjes së Krishtit shënohet prej vuajtjes që pandemia ka shkaktuar

11:53 | 23/12/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Masafra uron të gjithë besimtarët katolikë në prag të festës së Krishtlindjes.

Kreu i Kishtës katolike shqiptare thotë se sivjet, për fat të keq, kujtimi i Lindjes së Jezu Krishtit shënohet prej vuajtjes fizike, psikologjike dhe ekonomike, që pandemia ka shkaktuar në krejt planetin dhe në Shqipërinë tonë një hije e zezë që dritat e festat me zor arrijnë ta largojnë.

Sipas tij drita e shpresës nuk do të fiket. Imzot Masafra ka dhe një apel për politikanët dhe qeveritarët.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

MESAZHI I PLOTË
PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN 2020
Fort të dashur,
Mbërriti koha e haresë, dita e festës për të përkujtuar ngjarjen që ka ndryshuar botën: lindjen e një Fëmije, Jezusi, Shpëtimtari ynë.
Sivjet, për fat të keq, kujtimi i Lindjes së Jezu Krishtit shënohet prej vuajtjes fizike, psikologjike dhe ekonomike, që pandemia ka shkaktuar në krejt planetin dhe në Shqipërinë tonë një hije e zezë që dritat e festat me zor arrijnë ta largojnë.

Edhe këtë vit, do të vijë momenti kur do të fiken dritat e zbukurimeve, por nuk do të fiket drita e shpresës te ai që nuk do të jetë ndalur vetëm te aspektet e jashtme të kësaj feste. Ai që, i shtyrë prej fesë, ndërsa do ta ketë pranuar Jezusin si “dritën e vërtetë që shndrit çdo njeri” (krh. Gjn 1, 9) do të vazhdojë ta shijojë këtë dritë edhe kur do të fiken të gjitha dritat e tjera. Ai që ngrohet prej kësaj Drite, nuk i druhet të ftohtit që lë çdo kthim në normalitet, pasi e di se do të ngrohet prej burimit të shpresës.
Drita e Krishtit nuk verbon me arrogancë, siç bëjnë dritat tona artificiale, por Drita e Krishtit i jep formë dhe ngjyrë realitetit, edhe kur ai është i trishtë dhe i dhimbshëm, me qëllim që me shikimet tona ta përkëdhelim me butësi dhe dhembshuri atë.
Në fakt, shpresa e vërtetë, nuk është qorre: por, ndërsa dallon realitetin e dhimbjes, di t’i kërkojë ndihmë fesë për ta lexuar këtë realitet me sytë e Hyjit, që janë sytë e një Ati të mirë dhe të mëshirshëm; di t’i drejtohet dashurisë që na vë në lëvizje për t’u kujdesur për veten tonë dhe për të tjerët me të njëjtën dashuri me të cilën Hyji kujdeset për të gjithë ne.
Urimi im për këtë Krishtlindje të Zotit 2020 është që kremtimi i kësaj feste, ndërsa na kujton “Kush është Jezusi që kremtojmë”, na bëftë që të rritemi në shpresë, për ta parë pa ankth këtë moment kaq të vështirë që jemi duke kaluar; na bëftë të fortë në fe, për ta përballuar këtë moment me besimin e atij që vë çdo siguri në Provaninë e Hyjit dhe në fuqinë e tij; na bëftë punëtorë të dashurisë, nëpërmjet respektit ndaj të afërmit dhe përkujdesjes ndaj sigurisë së tij, si dhe nëpërmjet veprave të mëshirës shpirtërore dhe trupore.
Një mendim të veçantë ua drejtoj të gjithë juve që po vuani për shkak të kësaj sëmundjeje në shtëpi apo në spital, të humbjes së njerëzve tuaj të afërm, të vështirësive tuaj ekonomike që rrjedhin nga pandemia; në lidhje me këtë, një ftesë të veçantë dua t’ua drejtoj të gjithë juve që jetoni me tregti, me qëllim që të mos e vështirësoni këtë situatë duke ngritur çmimet, sidomos të mallrave të nevojës së parë si edhe të ilaçeve.
Kujtoj në lutjen time personat e moshuar dhe të vetmuar, si dhe të burgosurit që të mos e humbasin shpresën për një jetë më të mirë dhe më të virtytshme.
Përshëndes juve, politikanët dhe qeveritarët e Shtetit tonë, në nivelin Qendror dhe Vendor, duke ju ftuar të gjithë që të jeni shembull për interesimin që duhet të tregoni ndaj të mirës së përbashkët dhe ndaj më nevojtarëve, si përshëndes edhe të gjithë juve burrat e gratë e kulturës, ju ftoj që ta doni më shumë këtë popull tonë duke bashkëndarë dhe duke përçuar jo vetëm informacione, por edhe pasion për të bukurën dhe të mirën.
Për secilin prej jush, katolikë, ortodoksë dhe krishterë, i kërkoj Jezusit Fëmijë çdo hir e bekim prej Qiellit: Ai që është Hiri i Hyjit shfaqur në botë (krh. Tit 2, 11) realizoftë në secilin prej nesh shpëtimin që ka sjellë me Lindjen e Vet.
Urime të gjithëve. Për shumë vjet Krishtlindjen.
Angelo Massafra OFM
Arqipeshkëv

Etiketa: Angelo Masafrabesimtarët katolikëKreu i Kishtës katolike shqiptareKujtimi i Lindjes së Krishtit

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Rama komenton rritjen e numrit të viktimave: Vetëvrasje në spitale ka dhe në botë

Rama: Do transformojmë rrugën për në kishën e Shna Ndout

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com