Importet po “mbysin” produktet shqiptare – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Importet po “mbysin” produktet shqiptare –

08:06 | 09/04/2023
në Uncategorized
0

Pesha e prodhimit vendas në treg prej muajsh është ulur ndjeshëm, ku disa produkte vendase po zëvendësohen me shpejtësi nga importet, për shkak të çmimit më të lartë të shitjes.

Efektet e kostove të shtuara e kanë rënduar situatën e vështirë ku ndodhen prej muajsh përpunuesit e qumështit dhe prodhuesit e birrës. Fuqia blerëse ka rënë dhe presioni i produkteve të importit rritet përditë.

Shoqatat përsërisin shqetësimin se këta sektorë do të shkojnë drejt një rënie pa kthim dhe zhdukje të tyre. Sipas tyre, dy janë arsyet e humbjes së konkurrueshmërisë së prodhimit vendas, kostot e larta nga çmimi i energjisë, lëndëve të para, rritja e taksave dhe mungesa e subvencioneve.

Sektori i qumështit ka rritje të kostove që nga 1 janari 2022 kur nisi zbatimin heqja e skemës së TVSH-së së kreditueshme, akciza e gazit që ka filluar të aplikohet nga 1 korrik 2022 dhe subvencionet e ulëta për blegtorët krahasuar me rajonin që po jepen nëpërmjet skemës kombëtare.

Ndërsa për prodhuesit e birrës, dyfishimi i akcizës nga 1 janari 2023 jo vetëm ka zëvendësuar prodhimin shqiptar me importet, por ka shtuar rrezikun e falimentimit të industrisë.

Produktet e bulmetit vendas kundrejt atyre të importit

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit ngre shqetësimin se produktet e importit në sektorin e qumështit dhe nënprodukteve të tij janë shtuar së fundi dhe janë më të pranishme në raftet e marketeve dhe supermarketeve.

Në muajt janar dhe shkurt 2023, importet u rritën 9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Doganave. Në muajt janar-shkurt, 46% të importeve të qumështit kryesohen nga Italia, 30% nga Serbia, 10% nga Kosova dhe pjesa e mbetur nga shtete të tjera.

Tendenca rritëse e importeve nisi që në vitin 2022. Totali i importeve të 2022 u rrit rreth 2% më shumë se në vitin 2021.

Drejtori ekzekutiv i shoqatës, z. Donjaldo Hoxha, pohoi për “Monitor” se humbja e konkurrueshmërisë së produkteve vendase kundrejt atyre të importeve ka ardhur nga kostot e larta të sektorit. Hoxha thekson se krahasuar me rajonin apo vendet e BE-së, çmimi i qumështit si lëndë e parë është 45% më i lartë, për shkak të mungesës së subvencioneve ndaj fermerit.

Faktorët negativë

Kostot e larta gjithashtu janë ndikuar edhe nga çmimi i lartë i lëndëve djegëse dhe informaliteti.

“Aktualisht, sektori i përpunimit të qumështit e ka shumë të vështirë dhe gati të pamundur që të jetë konkurrues me produktet e importit, të cilat së fundmi kanë një prani të shtuar në raftet e marketeve dhe supermarketeve të vendit. Për fat të keq, kostot e sektorit të përpunimit të qumështit në vendin tonë janë shumë më të larta, sesa kostot e prodhimit të produkteve që vijnë nga importi dhe kryesisht nga rajoni.

Konkretisht, nëse bëjmë një analizë përkatëse rezulton se së pari, vendi ynë ka çmimin më të lartë të qumështit të freskët që blihet nga blegtorët për t’u përpunuar. Aktualisht, çmimi është 35-45% më i lartë krahasuar me çmimin e qumështit që blihet nga blegtorët në rajon dhe BE.

Së dyti, vendi ynë ka subvencionim më të ulët në rajon në lidhje me blegtorët. Kjo bën që kostot e blegtorëve të rajonit/BE të jenë më të ulëta dhe automatikisht, produktet e qumështit dhe nënproduktet e qumështit që prodhohen në rajon dhe vendet e BE-së të kenë kosto prodhimi shumë herë më të ulët se prodhimi i sektorit të përpunimit të qumështit në vendin tonë.

Së treti, gjithashtu sektori i përpunimit të qumështit ka kosto më të lartë edhe në: a. çmimin e naftës b. çmimin e energjisë elektrike c. çmimin e gazit.

Së katërti, një tjetër element që dëmton sektorin e përpunimit të qumështit vendas në raport me produktet e importit është edhe informaliteti shumë i lartë në këtë sektor në vendin tonë”.

‘Avantazhi’ i importit

Hoxha thotë se produktet e importit janë të avantazhuara mbi të gjitha për shkak të kostove shumë më të ulëta që kanë në sektorin e përpunimit të qumështit, sepse kanë çmimin e qumështit të freskët që blihet nga blegtorët 35-45% më të lirë sesa në vendin tonë. Kanë subvencione shumë herë më të larta sesa blegtorët shqiptarë. Kanë çmime më të mira të naftës, energjisë elektrike dhe gazit.

“Nëse situata vazhdon në të njëjtën formë, atëherë këto produkte të importit do të jenë edhe më të pranishme në tregun tonë, duke nxjerrë jashtë tregut produktet vendase, të cilat nuk do të jenë më të preferueshme nga konsumatori dhe kompanitë prodhuese shqiptare detyrimisht do të shkojnë drejt një falimenti të sigurt.

Nëse nga qeveria shqiptare nuk do të shtohen subvencionet e duhura për blegtorët, në mënyrë që të kenë kosto më të ulëta për prodhimin e qumështit, gjë që do të sillte çmim të qumështit të blegtorëve shqiptarë të njëjtë ose shumë të përafërt me çmimin e qumështit të freskët nga blegtorët e rajonit dhe BE-së dhe nëse nuk do të ketë çmime të njëjta për naftën, energjinë elektrike, gazin, sektori i përpunimit të qumështit do të ketë më shumë vështirësi dhe produktet e importit do të jenë dominuese dhe të pranishme çdo ditë dhe më tepër në raftet e marketeve, supermarketeve dhe në tavolinat e konsumatorëve shqiptarë”.

Fabrikat përpunuese shtojnë se rritja e kostove është ndikuar edhe nga heqja e skemës së TVSH-së së kreditueshme nga 1 janari 2022.

Kompanitë thanë se me zerimin e saj janë ngarkuar grumbulluesit dhe për pasojë e shkarkojnë ngarkesën fiskale te konsumatori. Edhe me formulën e mëparshme, grumbulluesit penalizoheshin me 14% të çmimit, pasi TVSH-ja që paguanin fermerët dhe blegtorët ishte 6%.

Ekspertët rekomanduan më herët se skema që do të ishte e drejtë dhe do të ndihmonte si fermerët, si grumbulluesit do të ishte njehsimi i TVSH-së. Pra të kenë TVSH të njëjtë, si në hyrje dhe në dalje në nivelin 6%.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Temperatura e oqeaneve në prill, më e larta në histori –

Temperatura e oqeaneve në prill, më e larta në histori -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore –

21:31 | 02/01/2026
Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT) –

20:59 | 02/01/2026
Bullgaria hyn në eurozonë/ I jep fund monedhës lev –

20:31 | 02/01/2026
Politikat e jashtme të Gjermanisë në 2026-ën dhe ndryshimet globale –

19:59 | 02/01/2026
Aksident në Sarandë/ Përplasja e dy automjeteve në hyrje të qytetit, mbetet e plagosur një grua (EMRAT) –

19:31 | 02/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore –
  • Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT) –
  • Bullgaria hyn në eurozonë/ I jep fund monedhës lev –
  • Politikat e jashtme të Gjermanisë në 2026-ën dhe ndryshimet globale –
  • Aksident në Sarandë/ Përplasja e dy automjeteve në hyrje të qytetit, mbetet e plagosur një grua (EMRAT) –
  • Pogradec/ Lihet në burg 67-vjeçari, akuzohet për abuzim me të miturën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Moti i keq vazhdon/ Rrezik për përmbytje në zonat veriore dhe qendrore –
  • Zvicra në zi pas tragjedisë në Crans Montana, identifikohen viktimat e para të zjarrit (EMRAT) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com