Importet e energjisë arrijnë 24 milionë euro, KESH shton blerjet – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Importet e energjisë arrijnë 24 milionë euro, KESH shton blerjet –

09:45 | 01/08/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Korporata Elektoenergjetike Shqiptare (KESH) ka zhvilluar një tjetër procedurë prokurimi dhe këtë herë për të siguruar energji për një javë duke nisur nga 31 korriku deri në 6 gusht. Kjo është e disata procedurë që KESH zhvillon në harkun e një muaji.

Sasia e blere këtë herë në treg të lirë ishte e ndarë në dy lote ku në lotin e parë u blenë 33 600 MWh për një çmim të ponderuar 106.72 euro/MWh ndërkohë që u sigurua edhe një sasi prej 5250 MWh me një çmim 92.11 euro/MWh.

Në total të dyja blerjet i kushtuan KESH rreth 4 milionë euro duke çuar këtë shumë së bashku me importet e tjera të këtij viti 24 milionë euro. Ndërkohë shitjet apo eksportet e KESH gjatë këtij viti të paktën sipas procedurës së fundit që përfshinte 20-23 qershorin kanë kapur vlerën e 36 milionë eurove.

Ky vit ndryshe nga ai paraardhës është shfaqur më mirë sa i takon situatës hidrike por ardhja e stinës së verës dhe rritja e konsumit kanë bërë që Korporata të fillojnë alternimin me blerje më masive në treg të lirë në mënyrë që të vijojë të mbajë kaskadën në nivele optimale. Deri në fund të prillit sipas shifrave zyrtare të raportuara në ERE kaskada qëndronte mbi kufijtë e mesatares historike.

KESH më herët ka deklaruar se përballimi i konsumit gjatë stinës së verës do të jetë një alternim mes prodhimit në kaskadë dhe blerjeve në tregun e lirë ndërkohë që për aq kohë sa çmimet janë të përshtatshme këto blerje do të kenë prioritet në raport me termocentralet e lundrueshëm që janë të vendosur në Vlorë.

KESH është ngarkuar me sigurimin e furnizimit me energji në vend duke marrë kompetencat që më parë kishte Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe kjo në kushtet e situatës së gjendjes së emergjencës në fuqi nga tetori 2021.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua zgjatja e kësaj emergjence deri në fund të vitit çka do të thotë se KESH do të vijojë të jetë përgjegjës për sigurimin e gjithë sasisë së energjisë së nevojshme për konsum në vend, kompanitë nuk do të kryejnë investime madhore përveç atyre që lidhen me mirëfunksionimin e rrjetit dhe prodhuesit me përparësi (HEC-et deri në 15MW) nuk do të mund të dalin në treg të lirë pasi janë në regjimin e detyrimit të shërbimit publik.

Çmimet e energjisë pavarësisht pasigurisë që ende mbetet evidente kanë shënuar një ulje të ndjeshme në raport më një vit më parë por edhe në raport me fillimvitin. Në Bursën Hungareze 1 MWh energji u shit 76 euro në bazë dhe 77.85 euro në pik kurse për datën 1 gusht çmimi i 1 MWh në bazë ishte 93.32 euro/MWh dhe 97.79 euro/ MWh në pik./Monitor

Read more

Po rrezikon shumë katolikë në botë –

Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028 –

Irani do të fshihet nga faqja e dheut nëse godet anijet amerikane në Hormuz –

Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –

Të Lidhura

Po rrezikon shumë katolikë në botë –

Po rrezikon shumë katolikë në botë –

nga 27
15:34 | 05/05/2026
0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar sërish publikisht Papa Leone XIV duke thënë se ai po rrezikon shumë besimtarë...

Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028 –

Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028 –

nga 27
15:02 | 05/05/2026
0

Athletic Bilbao ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të ri: Edin Terzić do të marrë drejtimin e skuadrës duke nisur nga...

Do të marr pjesë vetëm në rast nënshkrimi të paqes –

Irani do të fshihet nga faqja e dheut nëse godet anijet amerikane në Hormuz –

nga 27
14:02 | 05/05/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se Irani do të “fshihet nga faqja e dheut” nëse sulmon anijet...

Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –

Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –

nga 27
13:38 | 05/05/2026
0

Kombëtarja U-21 do të zhvillojë një tjetër test të rëndësishëm ndërkombëtar, teksa më 8 qershor 2026 do të përballet me...

Para
Çështja ‘Beleri’, protestë para ambasadës shqiptare në Athinë –

Blinte vota me 50 euro -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po rrezikon shumë katolikë në botë –

Po rrezikon shumë katolikë në botë –

15:34 | 05/05/2026
Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028 –

Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028 –

15:02 | 05/05/2026
Do të marr pjesë vetëm në rast nënshkrimi të paqes –

Irani do të fshihet nga faqja e dheut nëse godet anijet amerikane në Hormuz –

14:02 | 05/05/2026
Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –

Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –

13:38 | 05/05/2026
Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –

13:32 | 05/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Po rrezikon shumë katolikë në botë –
  • Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028 –
  • Irani do të fshihet nga faqja e dheut nëse godet anijet amerikane në Hormuz –
  • Kombëtarja do të luajë kundër 5 herë kampionëve të Europës, FSHF zyrtarizon datën dhe stadiumin –
  • Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –
  • Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po rrezikon shumë katolikë në botë –
  • Ish-trajneri i Dortmundit merr drejtimin e Athletic Bilbaos deri në vitin 2028 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com