Pas mbledhjes së kryesisë së PD, Arben Imami tha se PD dhe kryetari është në rënie të vazhdueshme dhe sipas tij nuk mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, pa u thirrur më parë Këshilli.
Në një prononcim për mediat ai shtoi se duhet një diskutim i thellë ku të përfshihen të gjithë zërat.
“Që pas zgjedhjeve në sondazhet e zgjedhjeve kryetari i PD dhe partia janë në rënie të vazhdueshme. Unë nuk jam as i afruar dhe as i larguar nga PD dhe nuk përfaqësoj askënd. Këtu janë plot njerëz të tjetër që kanë folur, që kanë qenë kritik dhe duhet të përfshihen në një diskutim të thellë , të hapur e transparent. Diskutimi bëhet vetëm në parti. Nuk mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD, pa u thirrur më parë Këshilli. Bëmë një mbledhje para disa muajsh po këtu, dy çështjet kryesore ishin respektimi i statutit dhe bashkimi. Statuti s’është respektuar se nisi një proces pa kaluar në këshillin kombëtar, bashkimi, ky Kongres apo Kuvend do çoje në asgjë më shumë se formalizimi dhe legalizimi i mosbashkimit nëse kjo çështje do trajtohet në mënyrë burokratike”, tha Imami.