Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës për shtyp, ditën e sotme, ka përfituar bërë thirrje punonjësve të administratës publike që të mos firmosin asgjë të paligjshme sidomos në prag të zgjedhjeve të datës 14 maj. Ai gjithashtu u shpreh se Rama ndjen kënaqësi kur ua punon atyre që e ndihmojnë më shumë:
“Kjo është qeveri në largim e kërkon të përfshijë në aferat e saj sa më shumë vartës e nesër të shkarkojë përgjegjësitë e saj te sa më shumë viktima”, tha ai në një konferencë për mediat. Nga ana tjetër, Meta tha se ritmi i protestave nuk do të bjerë. Teksa për protestën e të enjtes, para Parlamentit, Meta bëri thirrje që ti tregojnë “deputetëve që të heqin dorë nga sjelljet e tyre të padenja për të bllokuar Kuvendin”.
Meta vlerësoi protestën e 11 shkurtit pavarësisht periudhës së acartë pa harruar të ftojë njerëzit në protestë nesër (16 shkurt) në orën 10:00:
“Pjesëmarrja në protestën e 11 shkurtit ishte e jashtëzakonshme pavarësisht periudhës së acartë dhe kanë qenë tepër qytetarë. Nuk bie ritmi i protestave. Duhet të kemi të qartë se durimi dhe vendosmëria e intensiteti i protestave dhe shumëllojshmëria e tyre janë të pandalshme, gjithçka do shkojë duke u rritur.
Ndaj nesër në orën 10:00 të gjithë para Kuvendit për t’i treguar deputetëve që të heqin dorë nga sjelljet e tyre të padenja për të bllokuar Kuvendin, transparencën e për t’i shërbyer verbazi një njeriu që ka treguar se gjithmonë ka kënaqësi kur ua fut atyre që i përdorur më shumë.
Punonjësit e administratës publike të jenë të kujdesshëm e vëmendshëm, të mos firmosin asgjë të paligjshme se kjo është qeveri në largim e kërkon të përfshijë në aferat e saj sa më shumë vartës e nesër të shkarkojë përgjegjësitë e saj te sa më shumë viktima.
Drejtësia e Surrelit s’ka për ta mbrojtur atë për një kohë shumë të gjatë siç e mendon ai, jam i bindur se zgjimi i mëtejshëm i dinjitetit qytetar e patriotik do e bëjë shumë shpejt jo vetëm Parlamentin të kërkojë llogaridhënie, por dhe drejtësinë të çlirohet nga kapja mafioze e Ramës, Agacit e gjithë atyre që e kanë çuar dinjitetin e drejtësisë shqiptare atje ku nuk thuhet më.”