“Il Fatto Quotidiano”: Futbolli shqiptar nën hijet e trukimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Il Fatto Quotidiano”: Futbolli shqiptar nën hijet e trukimit

10:50 | 24/07/2016
në Sport
0

Një skuadër e vogël shqiptare në turin e tretë e Champions League pasi mundi me anë të penalltive hungarezët e Ferencvarosh është dy hapa larg nga Europa e të mëdhenjve ku asnjë klub tjetër vendas nuk ia ka dalë të kualifikohet. Një tjetër mrekulli e futbollit, pas “përrallës” së Shqipërisë së Xhani De Biasit në Euro 2016? Deri në një farë pike. Kjo sepse Partizani ndeshjet kualifikuese për në Champions League as nuk duhet t’i luante fare.  Ai vend i takonte Skënderbeut, kampionit të Shqipërisë, i cili është skualifikuar nga UEFA për një vit nga të gjitha kompeticionet ndërkombëtare për shkak të trupimit të rezultatit të disa ndeshjeve gjatë sezonit të kaluar.

Kjo është faqja tjetër, më pak e pastër dhe aspak ndërtuese e futbollit shqiptar.

Në fakt nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar. “Problemi i klubeve shqiptare është endemik dhe ka lindur herët” – shpjegon për ilfattoquotidiano.it Francesco Baranca, sekretar i Federbet që kohë më parë se të ndërhynte UEFA kishte sinjalizuar disa herë flukset anormale të basteve gjatë ndeshjeve të skuadrës së Korçës.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

“Mund t’ju citoj një datë 14 gusht 2003, turni i parë paraeliminator i Europa League. Dinamo Tirana – Lokeren 0-4 dhe Vilaznia – Dundee 0-2 janë praktikisht të trukuara praktikisht në të njëjtën kohë. Kjo është origjina e fiksimit të ndeshjeve të kohës moderne ashtu siç ne e njohim. Çështja është sigurisht shumë më gjerë se kaq dhe aktualisht ka të bëjë me të gjitha vendet e Europës Lindore”- thotë Baranca. Të vësh gishtin mbi një kampionat të vetëm apo mbi një skuadër do të ishte gabim. Megjithatë situata në Shqipëri është më serioze se askund tjetër.

“Askush nuk guxon më shumë për të kuotojë Superligën vendase. Ndeshjet e brendshme janë të besueshme, por kur ata të shkojnë jashtë vendit, në ndeshje zyrtare apo miqësore kombinohen në të gjitha mënyrat”, citon lapsi.al.

Pak a shumë është ajo që ka ndodhur me Skënderbeun. “Ne gjetëm katër ndeshje të manipuluara. Kundër Crusanders dhe Dinamos së Zagrebit më pas edhe me Sportingun e Lisbonës dhe Lokomotivën e Moskës në grupet e Europa League. Pa harruar këtu edhe një ndeshje të kampionatit mes Laçit dhe Flamurtarit”. Më në fund e vuri re edhe UEFA.

Në 1 qershor federata futbollistike më e madhe në Europë e dënoi kampionen e Shqipërisë me një vit, një vendim i konfirmuar edhe nga CAS në Lozanë. Rezultati është i njëjtë duke treguar fytyrën e humbur të besueshmërisë të futbollit evropian. UEFA-s iu desh të rishkruante kalendarin që kishte mbyllur më herët duke promovuar në Champions League, Partizanin që tashmë e kishte luajtur një ndeshje në Europa League si e dyta në klasifikim kundër Slovan Bratislava (ndeshja e dytë u anulua dhe sllovakët u kualifikuan në turnin e dytë).

“Gjëja më e rëndë është se UEFA nuk bëri asnjë për një dekadë dhe tashmë është nën iluzionin se e zgjidhi problemin me këtë skualifikim të vogël. Problemi nuk është Skënderbeu, por klubet shqiptare dhe ajo që fshihet pas tyre”.

Raportet mbi ndeshjet e dyshimta vazhdojnë. “Ndërsa Skënderbeu i ndalua të luajë në Champions League, javën e kaluar Teuta trukoi ndeshjen e saj kundër Almatit në Kazakistan. Nuk ka asnjë dyshim? Absolutisht. Kuotat për tu shënuar mbi 3.5 gola gjatë LIVE ishin të ulëta dhe si përfundim ndeshja u mbyll 5-0 ku tre gola u shënuan në 30 minutat e fundit”.

Mendoi ekipi kombëtar për të rehabilituar imazhin e futbollit shqiptar në “Euro 2016”. Dhe tani Partizani do të përpiqet për të shkruar një faqe të re të historisë. Por edhe historia e Shqipërisë ka hijet e veta./marrë nga ilfattoquotidiano.it, përgatiti lapsi.al/

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Xhafaj: Mazhoranca nuk është njohur me propozimin e PD

Xhafaj: Koalicioni PS-LSI nuk funsksion më

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com