• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Il Catenaccio”…

10:39 | 10/10/2017
në Opinion
0

Nga Saimir Demi

U mundëm nga Spanja, vetëm sepse kështu do të ndodhte gjithsesi. Ne, sigurisht që nuk jemi të gatshëm të përballemi me një lider të futbollit botëror, aq më shumë me mënyrën e lojës së tyre shkatërruese, qoftë edhe kur nuk janë në ditën më të mirë. Eshtë thjeshtë çështje cilësie, të cilës mund t’i kundërvihesh vetëm me mënyrën e thjeshtë të De Biazit, të cilën ne atëherë nxituam ta cilësonim mediokre. Ne jemi aq të dobët, sa në të tilla raste nuk duhet të mendojmë për futboll, por vetëm për të shtyrë minutat. De Biazi ia arriti në “Loro Boriçi” deri në të 55’, kur Diego Kosta shënoi në portën tonë, ndërsa Panuçi një vit më vonë, gjeti ditën e gabuar për të eksperimentuar, kështu që me të, iberikët mbaruan punë që pa u ndezur mirë prozhektorët e stadiumit të Herkules.

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Kjo Spanjë, në fakt është pak e dhunshme dhe optimistët na kujtuan që po 3-0 mundi edhe Italinë e madhe të futbollit, madje edhe ia zhvlerësoi emrin. Por sidoqoftë, kjo nuk është rrethanë lehtësuese për rastin tonë. Ne katandisemi si mos më keq, sa herë që fillojmë të bëjmë megallomanin, duke harruar se nga vijmë dhe duke mos kuptuar se për të bërë hapa përpara, qoftë edhe milimetrikë, por natyralë, nevojitet të jesh modest. Panuçi ndoshta nuk e di që sukseset tona janë kryesisht të blera dhe prej kohësh paraqitjet që bëjmë janë të zymta, ndërsa paraardhësin e tij italian e larguan me një lloj puçi që e meritonte. De Biazi i pranoi të gjitha hilet e institucionit dhe kur i treguan me gisht vendin ku shkruhej “Exit”, nuk mund të bënte tjetër, veçse të largohej kokëulur. Kështu që kësaj skuadre nuk mund t’i bësh ndryshime për ta paraqitur si të madhe, por vetëm duhet shtrënguar për të fituar minuta. “Il Catenaccio”… vetëm kjo nevojitej nga Panuçi, ndërsa eksperimentet me skema të adoptuara nga skuadra të mëdha, apo jehona sikur ka mbërritur dita e hajrit për t’i dhënë leksione Europës mendjemadhe, janë thjeshtë broçkulla shqiptarësh. Po nuk pati hile dhe “cash”, ne jemi po ata të dikurshmit, përveçse jo më me pantallona me arrna.

“Më pëlqeu vetëm pjesa e dytë”, na tha Panuçi pas ndeshjes. Po spanjollët o miku ynë i ri, na u sulën për 20 minuta dhe ne u mbetëm në dorë, kështu që në pjesën e dytë, i gjithë grupi i Lopeteguit qëndroi në fushë vetëm fizikisht, pasi shpirtërisht u kthyen në disa nga 330 mijë banorët e qetë të Alikantes. Kështu që pjesa e dytë na pëlqeu të gjithëve. Ndërsa në fund, për t’i shkuar gallatës deri në fund, vjen edhe një premtim i trajnerit, i cili duket se pasaportën shqiptare do ta marrë shumë më shpejt se De Biazi: “Do të japim jetën ndaj Italisë”. Meqënëse edhe Panuçi është italian, logjike do të ishte që ai dhe “ushtria” e tij, në Alikante të silleshin si katalanas, ndërsa nëse tani tenton të bëjë Selam Musain, këtë nuk ia kanë taksirat në anën e vet të Adriatikut.

Për të qenë real (jo Madrid), thjeshtë të vërtetë, ne nuk na ndodhi asgjë, vetëm sa hëngrëm drurin që meritonim, nga pothuajse më të mirët e kontinentit. Ajo që do të ndodhë është e rëndësishme, pasi na identifikon si komb. Nëse përshtatet edhe pak më mirë, por edhe pak shpejt, sepse ne në përgjithësi e kemi me ngut, si dhe të binden për ta ndihmuar me ca para ekstra në favor, ka shumë mundësi që edhe Panuçi të fitojë statusin e De Biazit. Atëherë do të dalin në skenë VIP-a të talentuar për t’i thurur vargje e shkruar libra, do t’i japim të gjithë llojet e dekoratave, që nga ato që kanë emra heronjsh kombëtarë dhe deri tek titujt akademikë. Do t’i organizojmë mitingje tek “Nënë Tereza”, në “Pazar të Ri”, madje edhe tek “Vorri i Bomit”. Do ta quajmë Shaban dhe shumë shpejt do t’i japin të drejtën të votojë në njësinë 8… Por, ama “Catenaccio” vlla, për të tjerat ka kush mendon.

Etiketa: “Il Catenaccio”…broçkullaCatenaccioChristian Panuccisaimir demiSelam Musaivorri i bomit

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Vritet shqiptari në Athinë, plagoset shoku i tij dhe dy grekë

Vritet shqiptari në Athinë, plagoset shoku i tij dhe dy grekë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –

23:20 | 31/03/2023
4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

23:14 | 31/03/2023
Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –

23:10 | 31/03/2023
FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –

23:00 | 31/03/2023
Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –

Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –

22:50 | 31/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –
  • 4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –
  • Ç’duhet të bëni kur stresi merr përmasa epike –
  • FMN miraton 15.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën –
  • Si duhet të reagoni ndaj provokimeve –
  • Po sa sëmurën fëmijët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Britney Spears dhe partnerin i saj drejt divorcit?! –
  • 4 mln € për ujësjellësin, por banorët mbushin ujin me gomerë –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com