Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në aksin kombëtar rrugor Milot-Rrëshen.
Përgjatë këtij segmenti janë planifikuar të prishen rreth 35 objekte me funksion shërbimi-tregtimi pa leje, por edhe burime të rrezikshme për aksidente rrugore.
IKMT ka gjetur mirëkuptim edhe nga shumica e poseduesve të këtyre objekteve, që kanë nisur t’i çmontojnë vetë elementët.