Një ngjarje skandaloze ka ndodhur në Shkodër në 70-vjetorin e krijimit të teatrit “Migjeni”. Gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit të lartë “Nderi i Kombit” për teatrin e parë shqiptar, në Teatrin “Migjeni” shkëputet energjia elektrike.
Ceremonia vijoi për disa minuta në erresirë teksa u nderuan dhjetëra artistë ndër vite me titujt “Mjeshtër i Madh”. Mësohet se të pranishëm në sallë përfaqësues të presidentit Meta, deputetë të mazhorancës dhe përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike.