Ik maturant! “Apliko jashtë!”, “Ik, larg!” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ik maturant! “Apliko jashtë!”, “Ik, larg!”

17:08 | 14/06/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Nga Orilda Kalami

Provimet e maturës janë përballja e parë e një filize me shtetin. Një filizë idealist, ëndërrimtar, pasionant, naiv, me talente, pa talente, me mendjen te dashuria, me dilema, me hutime, me shije muzikore, pa shije muzikore, me libra pafund rrethuar, me ëndrra thurur pas atyre librave, me vullnet e grintë, me dembelizëm e furi hormonesh, me formula e poezi, me padurim për t’i mbyllur ato studime formulash, me dashuri e urrejtje me prindër e mësues, me dëshirë, shumë dëshirë për të dalë në jetë, me sy të hapur gati për të përthithur çdo të re, me frikën e së panjohurës, e cila i jep më shumë adrenalinë, me nxitim, shumë nxitim për të provuar eksperienca të reja.
Një moment i rëndesishëm për jetën e një 18-vjeçari, që vdes ta quajnë të rritur, provimet e maturës. Uh sa fjalë e madhe, sa ngarkesë transmetuar bashkë me të.
Më shumë të tmerrshme e të madhe këtë fjalë, këtë moment e bëjnë vetë të rriturit. E bën nje sistem arsimor, që nuk u qartësua ndonjëherë as për përbërjen e provimit, origjinalitetin e tij e as për menaxhimin e tij.
Maturanti përballet me një sistem konfuz, i cili të tjera i jep për të mesuar e të tjera i kërkon. Maturanti ndjehet në kurth.
Maturanti ndjehet i zhgënjyer.
Maturanti ndjehet i tallur.
I tallet mundi, investimi, lodhja, energjia, ëndrra.
Provimet e përballin atë për herë të parë me padrejtësinë kur ai mëson se teza është shitur, kur dëgjon se në një tualet të një shkolle dikush ka futur një telefon,  apo dikush e ka gjetur tezën më parë se të fillojë provimi, apo kur nderkohe ai e pret që t’i vijë në të famshmen orën 10.00, fiks, ajo është publikuar në internet.
Ai përballet me dështimin e shtetit për të  administruar provimin, sepse ai nuk i njeh instancat, strukturat e as nuk do t’ia dijë kush ishte ne rregull e kush gabim, kush u soll korrekt e kush manipuloi.
Ai hyn në provim në masa të rrepta sigurie, shoqëruar me polic te dera, me pajisje për të kontrolluar mbajtjen e celularit, dikur edhe me helikopterë që qarkullonin për të sjellë tezat. Terror, presion psikologjik, frike e një shteti nga vetja.
Ai del nga provimi me syte e shqyer dhe thotë: “U tallën me ne”. Maturanti përballet me hipokrizine, me hilen, me pabesine, me papërgjegjshmërinë. Të rriturit i mësojnë se nesër kështu do të zgjidhen gjërat: me “shkathtësinë” e një pelivani mashtrues që gjen tezën, që e bën ndarjen e shkollave sipas qejfit, që ble diplomën, që s’ka nevojë të mundohet se rruga e shkurtër dhe e pisët të nderon. Antivlerat kthehen në vlera, ai konfuzohet, por anormalja i ofrohet si normë.
Të rriturit i tregojnë se jane indiferentë ndaj ndjenjave dhe  lodhjes së tij. Vetë shteti i vet, të cilin ai e ka analizuar në histori, ekonomi, letërsi, filozofi e sociologji i tregon papërgjegjshmërinë dhe pakujdesinë  ekstreme ndaj tij.
Sigurisht, Napoloni e ka thënë ose s’e ka thënë fare: “më mirë shtatë beteja se një provim”, se ka emocionin e vet brenda. Është një prov-im. Ti vihesh në provë për njohuritë e tua dhe ai moment prove bëhet vendimtar për jetën tënde… Jo maturant, nuk e tregon ky moment vlerën tënde. Nuk mund ta masë një shifër, në këtë kontekst, të ardhmen tënde.
Ik, maturant, larg, po të përzë vetë ky sistem dhe këtë shkrim po e bën një zyshë, e cila është duke punuar me ty një projekt për promovimin e vlerave dhe bukurive të Shqipërisë, që pikërisht ti të mos ikësh larg…
Prandaj fëlliqësia që shoqëron provimin e maturës është shuplaka e parë që i thotë: “ik maturant!”, “Apliko jashtë!”, “Ik, larg!”
Dhe atje larg ky lëmsh padrejtesish, hipokrizish, hilesh, indiferentizmi, fasade do t’i duket nje llumnajë nga e cila ka shpetuar vërtet, por ka lënë vendin e vet në rrethin vicioz të braktisjes… Kush do ta bëjë ndryshimin, kur ëndrrat, energjinë dhe pastertinë i largon me duart e tua?
Etiketa: Orilda Kalamiprotestaprovimet e maturës

Të Lidhura

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

nga 27
22:58 | 13/03/2026
0

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

nga 27
22:36 | 13/03/2026
0

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

nga 27
22:04 | 13/03/2026
0

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

nga 27
21:20 | 13/03/2026
0

Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...

Para
Goli më i bukur i Europianit, sulmuesi çek bën të pabesueshmen! (film)

Goli më i bukur i Europianit, sulmuesi çek bën të pabesueshmen! (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com