Policia në Igumenicë të Greqisë ka sekuestruar 6 kg heroinë në një automjet me targa shqiptare. Gjatë një operacioni të zhvilluar në portin e Igumenicës, policia ka arrestuar dy shtetas, një 53-vjeçar, dhe një 50-vjeçare.
Mësohet se kanë rënë në pranga shoferi i mjetit tip “BMW”, me të cilin po transportohej lënda narkotike, si dhe një femër, që ishte pasagjere.
Në mjetin me targa shqiptare, në një vend të krijuar enkas në bagazh, që hapej me një portë të veçantë, u gjetën dhe sekuestruan 6 kg e 50 gr heroinë, e cila kishte si destinacion Italianë.