Pasi mori çmimin e drejtorit më të mirë sportiv në Itali nga faqja e specializuar Tuttomercatoweb për vitin 2018, këtë herë Igli Tare nominohet nga “Globe Soccer Awards” për drejtorin sportiv më të mirë të 2019-ës.
Tare do të jetë pjesë e cermonisë gala që do të mbahet më 29 dhjetor në Dubai për ndarjen e çmimeve.
Rivalë të Tares në këtë garë janë emra shumë prestigjozë si Eric Abidal i Barcelonës, Mark Overmars i Ajaxit, Berta i Atletico Madrid dhe Edward i Liverpool, të cilët do të rivalizojnë me drejtuesin shqiptar të Lazios për çmimin e drejtorit sportiv më të mirë të vitit 2019.