Komuniteti Mysliman shtroi dje iftarin e parë të Ramazanit. Kjo traditë ndiqet çdo vit në muajin e shenjtë të besimtarëve myslimanë. Në darkë ishin të ftuar përfaqësues të trupit diplomatik, politikës, medias dhe biznesit. Vend i veçantë në tavolinën kryesore i ishte rezervuar ambasadorit amerikan, Donald Lu, kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe disa përfaqësuesve të qeverisë.
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Buçaj, falenderoi dhe uroi të gjithë të pranishmit, “Paqja dhe bekimi i zotit qoftë me ju. Ju falenderoj që ju përgjigjet ftesës tonë dhe po ndajmë sëbashku këtë darkë iftari në një muaj të bekuar. Muaji i Ramazanit, ky muaj i përkushtimit, i devotshmërisë për argjimtarët, argjimtar të pranuar”.