Idrizi: Kauza e shqiptarëve të Çamërisë është beteja për ta parë Shqipërinë bashkë, nga Preveza deri në Mollën e Kuqe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: Kauza e shqiptarëve të Çamërisë është beteja për ta parë Shqipërinë bashkë, nga Preveza deri në Mollën e Kuqe

00:33 | 13/06/2017
në Shqiperi
0

Shpëtim Idrizi për kandidatët çamë në listat e partive të tjera: Miqtë e mi, patritotët e mi më mirë me klumështuar në shtëpinë tëndë sesa torta me kafe ne shtëpinë e botës që vetëm do e shihni dhe nuk do e shijoni kurrë.

“Unë e dua Çamërinë”, e kënduar nga Myfarete Laze, Aleksandër Gjoka dhe Shaban Zeneli, ishtë kënga që ndezi atmosferën në takimin elektoral të PDIU-së në Fier. Mes entuziazmit të mijëra mbështetësve të PDIU-së në Fier janë prezantuar kandidatët për deputet ë kësaj partie për zgjedhjet e 25 qershorit. Mes ovacioneve mori fjalën kryetari Shpëtim Idrizi, i cili ritheksoi se PDIU në gjithë rrugëtimin e saj është rritur përditë, sepse kauza e saj është për mbrojtjen e dinjitetit kombëtar. Ai tha që PDIU është rritur, sepse është partia që e thërret kauza, parti që rri në këmbë dhe nuk bën pauza sa vjen në pushtet. Idrizi theksoi se kauza e shqiptarëve të Çamërisë është betejë e përbashkët për ta parë Shqipërinë bashkë nga Preveza deri në Mollën e Kuqe.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Shpëtim Idrizi:

Të nderuar qytetarë të Fierit, ju falenderoj për mikpritjen entuziaste që po na bëni sot!

Faleminderit shqiptarëve të Çamërisë! Faleminderit qytetarëve të Fierit, se deri më sot ne po i zhvillonim takimet nëpër pallate sporti, ndërsa tani dalim nëpër sheshe. PDIU është partia e gjithë shqiptarëve që mendojnë si ne, që kemi Veç një Atdhe! Nuk kemi një atdhe të dytë që t’ja lëmë të marrëve dhe atyre politikanëve që kanë nga dy pasaporta dhe me zor presin të ikin.

Ne jemi partia e të gjithë shqiptarëve që mendojnë se shpresa jonë është një një atdhe të bekuar.
Kemi 27 vjet që kemi parë shumë parti politike të krijuara këtu. Disa janë krijuar nga zënka të brendshme, disa të zënkave me liderat e partive të tyre, ose si parti që jan krijuar si anti-sistem dhe më pas kanë mbetur vetëm, por ky nuk është rasti i PDIU-së, se ne rritemi përditë. Ne jemi partia që e duam këtë vend. Dhe Nustret Avdullai do i bashkohet kolanës të fituesëve të PDIU-së nga Tirana, Durrësi, Fieri, Dibra, Korça, e kudo që mendojnë se ne kemi Veç një Atdhe! Por, PDIU në gjithë rrugëtimin e saj është rritur përditë, sepse ne kemi veç një kauz’; për mbrojtjen e dinjitetit kombëtar.
Kjo është arsya pse PDIU është rritur përditë, se ne jemi parti që na thërret kauza, parti që rrimë në këmbë dhe nuk bëjmë pauza sa vijmë në pushtet.

Ne jemi duke u rritur, sepse kauza jonë është e çdo shqiptari. Kauza e shqiptarëve të Çamërisë është betejë e përbashkët për ta parë Shqipërinë bashkë nga Preveza deri në Mollën e Kuqe.

Megjithëse ne vazhdimisht na kanë sulmuar për shkak të forcës tonë, ne kemi parë që PDIU është forcuar në çdo qytet.
Unë jam shumë krenar për kauzat që kemi mbrojtur së bashku me pesë deputetët e PDIU-së.

Ne, miqtë e mi jemi partia e interesit qytetar. I jam mirënjohës deputetit që kishim në Fier. Ne morëm nismën e naftëtarëve. Po ju them, është përpjektje vetëm e PDIU. Dhe sigurisht, disa kishin frikë se ne mernim votat e naftëtarëve dhe ju bashkuan nismës tonë, por bëmë mirë se naftëtarët e meritonin, për shkak të punës që kanë bërë gjatë gjithë jetës së tyre.
Unë sot e kam shumë të lehtë të jem sot mes jush se kemi një listë të shkëlqyer të kandidatëve, e cila fillon me mikun tim Nustret Avdullain.

E kam njohur Nustretin si një njeri shembullor të Fierit, që nga mëngjesi në darkë merrej me punët e tij, por e kam njohur dhe si patriot. Të gjithë ne kemi bërë nje rrugëtim. Dhe falë Zotit rrugëtimi ynë ka qenë një rrugëtim i arrirë.
Ju ftoj të ngrihemi në këmbë sot, të gjithë qytetarëve që mendojnë si ne, që ne kemi Veç një Atdhe! Dhe ne jemi të lumtur që i pari për listën tonë është një qytetar shembull i Fierit, i cili do të rrij në këmbë për të gjithë hallet që kanë qytetarët e Fierit.

Në 27 vjet ne kemi parë politikanë që vijnë këtu duke stigmatizuar njëri-tjetrin, për ta mbajtur të ndarë ktë vend të vogël e të begatë në konflikt të vazhdueshëm. Për një arsye të vetme, se nuk vijnë dot para jush të japin llogari për premtimet që kanë mbajtur para 4 vitesh. e mbajnë që mos vijnë sot para jush të flasin për ekonominë, për taksat dhe zhvillimin ekonomik, ndërsa mendojnë se shqiptarët janë budallenj mbas 27 vjetësh.
Sot, na tregojnë filmin “Liza në botën e çudirave” me premtimet që i bëjnë shqiptarëve.

Tani po e shohim dhe filmin “Romeo dhe Zhuljeta” në një version tjetër.

Miqtë e mi ne kemi qenë parti që kemi mbrojtur kauza, kjo është arsyeja pse ne rrimë në politikë. Jemi të gjithë shqiptarë dhe duhet të jemi krenarë për vendin tonë.

Ishte e pamenduar se si pas 25 vitesh demokraci rrezikuam të mos hynim në zgjedhje, por kjo është një e drejtë e juaja.
Kemi kërkuar të garojmë të vetme dhe jemi të sigurtë që kemi bërë mirë. Prania juaj këtu na bind më shumë që kemi bërë mirë që po garojmë në një korsi të vetme.
Lista jonë nuk është i importuar, por përbëhet nga të rinjtë që e duan këtë komb dhe nga të gjitha ata shqiptarë që kanë Veç një Atdhe!

Kemi 27 vjet që kemi luftuar për demokraci dhe pluralizëm, por kemi 27 vjet që bëjmë vetëm zik–zake në rrugën tonë drejt Europës, sepse këta e duan integrimin dhe Europën, vetëm kur janë në pushtet, ndërsa ne e duam kombin ,shtetin, Europën në çdo kohë.

Kjo është arsya që ne të propozojmë ligjin për referendume, se nuk mund të vendosin vetëm dy–tre veta për fatin tonë, por të vendosim të gjithë për fatin tonë.

Për njerëzit që po ikin përditë t’i themi që shpresa është në këtë vend.
Kjo është arsya pse kemi kërkuar një Pakt Kombëtar, se po na dukej vetja si tek “Liza në botën e çudirave”.

Ne kemi mbajtur në këmbë me dinjitet kauzat tona.

Më duhet sot t’i drejtohem të gjithë atyre bashkë-patriotëve të mi: Më vjen shumë keq që dua sot t’i drejtohem motrave dhe vëllezërve të mi nga Çamëria që janë futur masivisht në listat e partive të tjera. Më duhet t’i drejtohem atyre çamshe:

Miqtë e mi, patritotët e mi më mirë me klumështuar në shtëpinë tëndë sesa torta me kafe ne shtëpinë e botës që vetëm do e shihni dhe nuk do e shijoni kurrë.

E në fakt, miqtë e mi unë e di shumë mirë që shqiptarët po ikin nga ky vend se i kanë vrarë shpresën. Hajde të bëhemi bashkë ta ndryshojmë skemën politike shqiptare. Të vëmë minimalisht politikanë normalë. Unë ju ftoj të votoni, të votoni djemtë dhe vajzat tona që të jenë në radhë të parë qytetarë të Fierit dhe më pas qytetarë të Shqipërisë.

Votoni për ata që mbajnë kauza dhe nuk bëjnë pauza!

Së fundi, do doja t’ju uroja të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit!

Shpresoj që ky muaj do i bëjë të gjithë shqiptarët që jemi një komb, një shtet, një flamur.

Rroftë qyteti i Fierit!
Rroftë Shqipëria!
Rroftë Çamëria!

 

https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/1525965827443141/

Etiketa: kauzaPDIU fierprezanton kandidatetShpetim Idrizi

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Blogu francez: Mbresat e jashtëzakonshme që na la Shqipëria (foto+film)

Blogu francez: Mbresat e jashtëzakonshme që na la Shqipëria (foto+film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com