“PDIU i kërkon Presidentit të Republikës të mbledhë tryezën e partive parlamentare për zgjidhjen e krizës.”
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi se dialogu mes partive parlamentare dhe zgjidhja e krizës në këtë moment është mirënjohja më e madhe.
Në një reagim për mediat, Idrizi tha se propozimet e partisë së tij janë thjesht kontribut për të nxitur ata që e kanë mundësinë dhe përgjegjësinë para qytetarëve, për t’i dhënë zgjidhje një krize që po na çon jashtë shinave të kushtetutshmërisë.
Për kreun e PDIU-së, që ka propozuar platformën me 7 pika, Presidenti i Republikës duhet të mbledhë tryezën e partive parlamentare.
Propozimet tona janë thjesht kontribut për të nxitur ata që e kanë mundësinë dhe përgjegjësinë para qytetarëve për t’i dhënë zgjidhje një krize që po na çon jashtë shinave të kushtëtushmërisë . Dialogu ndërmjet partive parlamentare dhe zgjidhja e krizës është mirënjohja më e madhe. PDIU i kërkon Presidentit të Republikës të mbledhë tryezën e partive parlamentare”, tha Idrizi.