Idrizi: Ata që folën 27 vjet për reforma, nuk e panë asnjëherë deformimin e tyre – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Idrizi: Ata që folën 27 vjet për reforma, nuk e panë asnjëherë deformimin e tyre

21:12 | 18/06/2017
në Shqiperi
0

“Thanë se do të bënin progres dhe do të shkonim drejt integrimit europian, por në 27 vjet bënë vetëm zik-zake, sepse e donin integimin dhe e donin Shqipërinë, kur ishin në pushtet dhe kur kalojnë në opozitë ngrejnë çadra… Ne mund t’ju japim garancinë më të madhe që do të jemi pranë jush për problemet dhe hallet, jo vetëm të Peqinit dhe Elbasanit, por gjithë Shqipërisë.”

“Bashkë me mikun tim, vëllain tim Aqif Rakipin, e kemi nisur nga Qarku e Elbasanit në të gjithë Shqipërinë për t’i dhënë vrullin tonë, sharmin dhe patriotizmin tonë të gjithë shqiptarëve.”

Kështu u shpreh kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në takimin elektoral të kësaj partie në Peqin, atje ku ishte mbushur sheshi me mbështetës të PDIU-së si një dëshmi mbështetëse e entuziazmit të listës së kryesuar nga Aqif Rakipi, i cili tha se më 25 qershor PDIU do të dyfishojë mandatet. Kreu i PDIU-së, ka falenderuar popullin e Peqinit për mbështetjen që i ka dhënë Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet duke i besuar shumicën e votave.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Pjesë nga fjalimi i Shpëtim Idrizit

Këtë mbeshtetje ne e kemi detyrim të madh për ju. Padyshim ne e kemi treguar këtë gjë, sepse lista jonë është me njerëz që punojnë për ju. Nuk mund të gjenim listë me te mirë sesa Aqifi, Bujari, Elena Servo. Ne kemi zgjedhur njërëz që i njohin problemet dhe hallet tuaja. Kjo është arsyeja pse PDIU nuk ka importuar kurrë kandidatë për deputet nga qarqet e tjera. Njerëz që ju t’i shihnit në muajin e fushatës dhe pastaj t’i shihnit nga televizori.

Këtu në Peqin kemi një arsye më shumë, se këtu ishin fillesat e fitores së madhe të PDIU-së, bashkë me mikun tim, vëllain tim Aqif Rakipin kemi ndezur gjithë Qarkun e Elbasanit dhe prej këtej në të gjithë Shqipërinë për t’i dhënë vrullin tonë, sharmin dhe patriotizmin tonë të gjithë shqiptarëve.
PDIU nuk është një parti tipike. Ne e dimë që jemi një parti atipike, nuk jemi si partitë e tjera. Nuk jemi krijuar nga ndarjet e kryetarëve të partive.

Nuk jemi krijuar si parti tradicionale, ne jemi partia pro shqiptare, pro kombit dhe kemi sloganin “Veç një Atdhe!”.

Unë e di shumë mirë miqtë e mi që varfëria, politika, zhgënjimi dhe pamundësia për të pasur akses të barabartë në drejtësi, ne na ka ndarë me njëri-tjetrin. Por, ne kemi një arsye shumë të madhe për të qenë bashkë në radhë të parë, sepse ne jemi shqiptarë për të ngritur frymën pozitive për atë që na afron në komb, gjuhë, në etni, në atdhe, në flamur, që përbën përkatësinë tonë. E kjo është ajo që na ofron Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet; një parti e kauzave.

Ju na keni parë në këmbë duke i dhënë fytyrën tonë, formën tonë politikës shqiptare.

Ne, miqtë e mi kemi bërë beteja të mëdha, kjo është arsyeja që PDIU rritet çdo ditë në gjithë Shqipërinë dhe sot jemi bërë partia e gjithë shqiptarëve. Partia e të gjithë atyre që e duan këtë vend, që mendojnë si ne, se ne kemi Veç një Atdhe!
Sepse, nuk e kemi një atdhe të dytë që t’ia japim atyre që për 27 vjet folën për reforma, por nuk e panë asnjëherë deformimin e tyre. Folën që do të bënin progres dhe do të shkonim drejt integrimit europian, por në 27 vjet bënë vetëm zik-zake, sepse e donin integimin dhe e donin Shqipërinë, kur ishin në pushtet dhe kur kalojnë në opozitë ngrejnë çadra.

PDIU ka shpresë për të rinjtë, prandaj i ftoj të gjithë të rinjtë për t’i treguar se me ju është e ardhmja. Nuk mund të rrimë dot pa parë avantazhet e vendit tonë. Nuk mund të rrimë dot pa treguar që Zoti i ka dhënë çdo gjë këtij vendi, përveç mendjeve të mangëta të politikanëve. Kjo është arsyeja që nuk na duhen njerëz që nuk dinë çfarë të bëjnë me pushtetin, por njerëz që i dinë hallet tuaja.

Aqif Rakipin e kam njohur që kur nuk ishte deputet dhe tani e njohim të gjithë si njëriun që rri gjithmonë me telefon në dorë duke menduar për hallet dhe problemet tuaja. Prandaj, ju ftoj të jeni me Aqifin me Elenën, me Bujarin, për Servon, për Dritanin.

Ka ardhur koha të kemi një perceptim tjetër për politikën. Ju e keni parë që të gjithë ju ftojnë të votoni më 25 qershor. Për çfarë? Për programe?! Nuk po shohim. Po shohim që kush është i zoti të stigmatizojë njëri-tjetrin. Po shohim që po flitet për tepsija, për kusija, për timona e për rraqe e nuk e di për çfarë.

I ftoj të gjithë ata që mendojnë se ne kemi Veç një Atdhe!

Kur thashë që ne s’kemi pas’ pushtet e keni parë vetë, por ne jemi krenar që me votat tona kemi mbështetur reformat ë mëdha si reformën administrative. Dhe me këtë reformë ne treguam që kemi djem dhe vajza të zotë. Dy prej tyre, janë dy ndër kryebashkiakët më të rinj, por edhe më të mirë, të cilët dallohen çdo ditë me mendjen dhe inciativën, vrullin dhe energjinë për të punuar. E kam fjalën për Sajmir Hasallën dhe Beqir Nuredinin (Bushin).

Kjo është arsyeja, pse ne kemi modelet e suksesit.

PDIU do të ketë një grup parlamentar me 10 deputetë, të cilët do të jetë pranë atyre që mendojnë për këtë vend.

Nuk janë të gjithë njësoj, prandaj unë ju them ta tejkalojmë veten tonë. Mos rrini larg politikës, futuni brenda saj për shtëpitë tuaja.

Votoni PDIU!Votoni numrin 13, mikun tim Aqif Rakipin!

Unë mendoj që ne mund t’ju japim garancinë më të madhe që do të jemi pranë jush për problemet dhe hallet, jo vetëm të Peqinit dhe Elbasanit, por gjithë Shqipërisë.

Për ta mbyllur, uroj të gjithë besimtarët Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit!

Etiketa: Aqif RakipiPartisë Drejtësi Integrim dhe UnitetQarku i ElbasanitShpetim IdriziVeç një Atdhe

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Aksident i rëndë në Itali/ Plagosen 4 shqiptarë, mes tyre dy fëmijë

Aksident i rëndë në Itali/ Plagosen 4 shqiptarë, mes tyre dy fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com