Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmë në Kamëz pas një sherri me thika.
Mësohet se pas një konflikti banal 19-vjeçari Arbër Tafhasi, i ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar me thikë 20-vjecarin Erisjon Mema, duke i shkaktuar atij plage të renda.
Mësohet se i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekeve, ndërsa 19-vjeçari është shpallur në kërkim nga policia.