Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për situatën në veri të Kosovës ku tregoi se zhvilloi një bisedë telefonike me kryetarin e Leposaviçit, Lulzim Hetemi.
Kurti u shpreh se që të 2 ishin të shqetësuar se mos ata do të lëshonin pe në lidhje me tensionet në veri.
“E thirra në telefon dhe bisedova me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Të them të drejtën kur e thirra kisha një brengë se mos është mërzitur aty në zyrë se u bënë shumë javë.
Unë teksa isha i brengosur se mos është mërzitur ai, ai ishte i brengosur mos jam mërzitur unë.
Kështu që unë i shqetësuar se mos po lëshon pe ai, e ai i shqetësuar se mos po lëshoj pe unë, prandaj biseda në vazhdim ishte shumë e këndshme”, tha Kurti.
Ai falënderoi policinë për punën profesionale si dhe shtoi se Kosova asnjëherë as nuk synon e as nuk e ka në tekstet themeltare të saj si shtet, diskriminimin e dikujt.