I shpëtoi Vetting-ut, Llalla do të marrë gjysmën e pagës për tre vjet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I shpëtoi Vetting-ut, Llalla do të marrë gjysmën e pagës për tre vjet

09:01 | 19/06/2018
në Shqiperi
0

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili konfirmoi vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për të ndërprerë procesin e Vetingut për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla, ka edhe efekte financiare.

Përpos shpëtimit nga kontrolli i trefishtë për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësisë profesionale, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të përfitojë edhe një shpërblim. Konkretisht, me legjitimimin e dorëheqjes nga dy komisionet e Vetingut, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të marrë për tre vjet me radhë gjysmën e pagës që merrte kur ushtronte detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Gjithashtu, Llalla do të marrë edhe tre paga të plota pas përfundimit të mandatit si kryeprokuror. Kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se pse ish-kryeprokurori u angazhua fort për t’i shpëtuar procesit të Vetingut, ku në përfundim ose do të shkarkohej ose do të konfirmohej në detyrë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Por cila është baza ligjore e shpërblimit për ish-kryeprokurorin? Pika 2 e nenit 56 të ligjit të Veting-ut, parashikon që pas dhënies së dorëheqjes, subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të përfitojë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”. Neni 7 ndan në grupe zyrtarët e lartë të shtetit që përfitojnë paga të plota dhe gjysmë page pas largimit nga detyra.

Llalla, duke qenë ish-kryeprokuror, hyn në grupin e parë. Për personat e grupit të parë, pika e parë e nenit 7 të ligjit për pensionet shtetërore suplementare, parashikon që pas largimit nga funksioni, u jepen tri paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion. Pra me anë të dorëheqjes, ish-kryeprokurori duhet të qëndrojë 15 vite larg drejtësisë së re, por aga ana tjetër, do të marrë deri në tre vite gjysmën e pagës pa punuar.

http://shqiptarja.com/lajm/ekskluzive-perfitimi-i-dyfishte-shperblimi-per-adriatik-llallen-pasi-i-shpetoi-vetingut

Etiketa: Adriatik llallapagevetting

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Trump: Amerika nuk do të jetë një kamp emigrantësh, s’do bëhemi si Europa

Trump: Amerika nuk do të jetë një kamp emigrantësh, s'do bëhemi si Europa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

11:40 | 14/03/2026
Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

11:04 | 14/03/2026
Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

10:48 | 14/03/2026
Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –

10:34 | 14/03/2026
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

10:32 | 14/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –
  • Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –
  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –
  • Kjo është vera e fundit për Ramën dhe Ballukun –
  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –
  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 34-vjeçarja shqiptare (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –
  • Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com