“I sëmurë”, prokurori “shpëton” nga burgu agresorin e sulmit në xhami, reagon Ahmed Kalaja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“I sëmurë”, prokurori “shpëton” nga burgu agresorin e sulmit në xhami, reagon Ahmed Kalaja

06:21 | 26/07/2021
në Kryesore
0

Read more

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

Imami Ahmed Kalaja, i xhamisë “Dine Hoxha” në Rrugën e Kavajës, ka publikuar disa dokumente në rrjetet sociale ku thuhet se prokurori i çështjes, ka falur agresorin Rudolf Nikolla i cili disa muaj më parë sulmoi kalimtarët dhe besimtarët që faleshin në xhami me anë të një thike.

Ngjarja ndodhi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në prill të këtij viti, ku Rudol Nikolla me një thikë në dorë u fut në xhaminë “Dine Hoxha” dhe sulmoi besimtarët. Ishin këta të fundit që e neutralizuan dhe më pas e dorëzuan në polici, ndërsa së fundmi mësohet se prokurori i çështjes Hysni Mulaj e ka mbyllur hetimin pa paraqitur si kërkesë për dënim me burg për agresorin duke e cilësuar si të sëmurë mendor dhe duke kërkuar që t’i nënshtrohet kurimit.

Në dokumentin e publikuar nga vetë imam Ahmed Kalaja, prokurori i çështjes ka nxjerrë këto konstatime:

1) Personi në hetim Rudolf Nikolla vuan nga probleme të shëndetit mendor.
2) personi në hetim plotëson kriteret për diagnostiko për çrregullim psikotik i pa specifikuar.
3) Personi në hetim nuk është i përgjegjshëm për veprën e kryer, pasi gjykimi dhe sjellja e tij janë udhëhequr prej çrregullimit të mendimit, emocionit dhe perceptimit.
4) Personi nën hetim për shkak të sëmundjes prej së cilës vuan, nuk ka qenë në gjendje të kuptoj dhe të kontrolloj veprimet e tij dhe pasojat që rrjedhin prej tyre.
5) Personi në hetim, prezanton risk të lartë për sjellje të paparashikueshme.
6) Personi në hetim, aktualisht prezanton simptomë psikotike aktive, të sëmundjes prej së cilës vuan.
7) Personi duke vlerësuar riskun për sjellje të paparashikueshme nëpërmjet HCR 20, ku analizohet historia për sjellje të paparashikueshme, klinika aktuale e menaxhimit të riskut në të ardhmen, i rekomandohet masa mjekësore e “Mjekimit të detyruar në një institut mjekësor”,- thuhet në dokument.

Më pas prokurori çështjes thekson dhe arsyen se pse nuk mund të japë një dënim me burg për këtë vepër penale.

“Për sa i përket përgjegjësisë penale për kryerjen e veprës penale nga ana e të pandehurit Rudolf Nikollaj, për shkak se ai ka rezultuar i papërgjegjshëm para ligjit për veprën e kryer, e për pasojë nuk mund të akuzohet apo dënohet për kryerjen e saj, për këto arsye ne do i drejtohemi Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë, kjo në mbështetjet të neneve 46 të Kodit Penal dhe 46 të K. Pr. Penale me kërkesë: Për caktim e masës mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor” ndaj të pandehurit Rudolf Nikollaj, sipas nenit 46, pika 2 e K, Penal”, thuhet në këtë dokument, ku bëhet i ditur edhe përfundimi i hetimeve.

Ndaj këtij vendimi të prokurorit të çështjes ka reaguar imam Ahmed Kalaja, që ka cilësuar si të padrejtë.

“Publikojmë për të gjithë ju mbylljen e hetimit mbi rastin e plagosjes së ndodhur në Ramazan. Çfarë bëhet? Ku synojnë? As gjyq as thirrje të të plagosurve?? A mund të jetë ndonjë familjar i prokurorit viktima e radhës ?! Vjen erë apo më duket mua ????”,- shkruan Kalaja.

Rudolf Nikollaj njihej një person me precedentë penal, ai edhe më parë kishte plagosur një person tjetër në terminalin e autobusëve të Tiranës, duke e goditur me thikë. Ndërsa babai i tij shprehej se i biri ishte me të meta mendore dhe se ai u kthye në një praktikues i besimit mysliman, nga ai katolik që kishte, duke pretenduar se u mashtrua”.

/ABC/
Etiketa: agresoriAhmed KalajaHysni Mulajprokurorirrjetet socialeRruga e KavajësRudolf Nikollajxhamija “Dine Hoxha”

Të Lidhura

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –

nga 27
11:28 | 05/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në vend. Bëhet me dije se nafta është ulur me...

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

nga 27
10:58 | 05/06/2026
0

Me dhimbje të thellë dhe mes lotëve të familjarëve, miqve, kolegëve dhe qytetarëve, i është dhënë sot lamtumira e fundit...

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

nga 27
10:52 | 05/06/2026
0

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme...

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

nga 27
10:50 | 05/06/2026
0

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme...

Para
Përleshje me thika në Tiranë, plagoset një person

Tentoi të vrasë një person arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –

11:28 | 05/06/2026
Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

10:58 | 05/06/2026
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

10:52 | 05/06/2026
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –

10:50 | 05/06/2026
Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –

10:24 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –
  • Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –
  • Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –
  • Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho paraqitet përsëri në Prokurorinë e Posaçme –
  • Skandali/ Vrasësi i policëve, Violand Braçellari mori subvencione nga AZHBR për stallën e ‘armatimit’ edhe pse ishte në kërkim! –
  • Resorti luksoz i planifikuar nga familja Trump shkakton protesta në Shqipëri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –
  • Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com