Një i ri shqiptar, është prekur nga një sëmundje e rrallë që prek një në dy milion njerëz.
Shqiptari Enrik Sulaj, i cili vuan nga fibrodysplasia ossificant progressiva (FOP), në një intervistë për një media britanike ka treguar se ai po kërkon të gjejë një kurë.
Ai u diagnostikua me fibrodysplasia ossificant progressiva (FOP) në moshën 16 vjeçare, një çrregullim që shkakton formimin e kockave jashtë skeletit dhe kufizon lëvizjen.
Në një intervistë për Daily Star ai ka thënë se e konsideron veten me fat pasi sëmundja i është zhvilluar shumë vonë, por pranon se jeta e tij tashmë është e prekur seriozisht nga kjo sëmundje.
I riu shqiptar ka rreth 40,000 ndjekës në Instagram falë start-up-it të suksesshëm të marketingut në rrjetet sociale, por popullariteti i tij në internet vështirë se është përkthyer në një jetë të frytshme. Ai shpreson jo vetëm të rrisë ndërgjegjësimin por edhe të luftojë për një kurë .
I lindur në Vlorë, Enriku u diagnostikua në Genova, Itali, katër vjet më parë përpara se të transferohej në Spanjë, ku jetoi si pjesë e një testi klinik për tre vjet.
“Për momentin kjo sëmundje nuk ka terapi, por në të ardhmen jam i bindur se do të më marrin në konsideratë, nga një vend i mrekullueshëm si Britania e Madhe”, ka thënë ai.
Ai u bën thirrje shkencëtarëve më të mirë të Britanisë që të bëjnë hapa gjigantë në ofrimin e një kure për FOP një herë e përgjithmonë.
Enrik tha për Daily Star: “I bëj thirrje të gjitha institucioneve mjekësore shkencore dhe spitaleve të specializuara në Britaninë e Madhe që të mbështesin terapinë e nevojshme të kësaj sëmundjeje.