“I rëndësishëm për…”, mes lotësh Rudina Dembacaj flet për babain e ndjerë

0
59

Rudina Dembacaj është një nga personazhet më të dashura dhe më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Përveçse është aktive në televizion, teatër dhe me projekte të ndryshme, ajo është gjithashtu shumë aktive edhe në rrjetet e saj sociale.

Aktorja e njohur herë pas here është e ftuar në emisione të ndryshme ku nuk nguron asnjëherë të flas për babain e saj të ndjerë. Ajo ka pasur një lidhje shumë të ngushtë me të, ashtu si çdo vajzë dhe këtë e tregon në çdo detaj në daljet e saj publike.

Më e fundit, ishte mbrëmjen e djeshme, ku aktorja e humorit ishte e ftuar në emisionin “Style Star Show”. Rudina ishte në pozicionin e anëtares së jurisë dhe teksa po vlerësonte veshjen e një nga konkurrenteve, foli dhe për të atin.

Ajo tregoi se për një vajzë babi është absolutisht më i rëndësishmi.

“Lidhja e jashtëzakonshme me babin. Fatkeqësisht, unë e kam humbur. Ke një fat shumë të madh dhe nuk ka lidhje më të shenjtë se sa t’i bësh gjërat bashkë me babin, bashkë me prindin në përgjithësi, por për një vajzë babai është absolutisht më i rëndësishmi”.

Kujtojmë që, Rudina është nëna e një vajze, ndërsa Frroku është baba i dy fëmijëve. Gjithashtu, ajo është një ndër aktoret e cila shprehet pa doreza dhe realizon intervista të suksessheme.