NATO ka reaguar ashpër pas sulmit me bombë molotov që iu bë patrullës së Eulex në veri të Kosovës. Zëdhënësja e institucionit të lartë ndërkombëtar Oana Lungescu, tha se çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe se kryerësit e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE-së për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë trullosëse ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Lungescu.
Tutje ajo ka shkruar se misioni i KFOR-it mbetet
“Misioni i KFOR-it mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për ta kryer atë në bazë të mandatit të OKB në Kosovë. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, ka shkruar Lungescu.