Një i moshuar në Prishtinë ka vazhduar iniciativën e marrë nga shumë të rinj nëpër komuna të tjera duke ndihmuar të varfërit me veshmbathje.
Ai ka vendosur rroba nëpër pemë afër Katedrales “Nëna Terezë” në kryeqytet. Kameramani i KTV-së, Arben Llapashtica, ka arritur të kapë momentin kur i moshuari po vendoste rrobat nëpër pemë.
“Kojshia Axha Ismajl… veteran mekanik sot po dhuron veshmbathje për nevojtarët!”, ka shkruar ai në Facebook.