I kemi shkaktuar pasoja të mëdha ushtrisë ruse – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I kemi shkaktuar pasoja të mëdha ushtrisë ruse –

15:58 | 05/03/2023
në Uncategorized
0

Ushtria ukrainase tha më 5 mars se ka zmbrapsur mbi 130 sulme të armikut në 24 orët e fundit dhe pretendoi se ka shkaktuar viktima të shumta në palën ruse. Megjithatë, ajo nuk dha asnjë tregues lidhur me fatin e qytetit lindor të Bahmutit, të cilin forcat ruse kanë thënë se e kanë rrethuar pothuajse krejtësisht.

Kievi ka kërkuar që të vë në pah numrin e lartë të viktimave që ka shkaktuar në palën ruse në mes të ofensivave dërrmuese, duke përfshirë edhe përpjekjet e vazhdueshme të Moskës për të rrethuar dhe marrë kontrollin e Bahmutit, që gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ndërkaq ka tentuar të vë në pah përgatitjet e Kievit dhe mbështetjen e Perëndimit për një anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian, si një aspekt tjetër i mbështetjes së vazhdueshme ndërkombëtare për ukrainasit që po mbrojnë vendin e tyre nga pushtimi i paprovokuar rus që nisi një vit më parë.

Pas takimit me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, presidenti ukrainas tha se “detyra është që të përgatisim çdo gjë për pranimin e shtetit tonë në BE, të rrisim dërgesat me armë në Ukrainë, të forcojmë sanksionet kundër Rusisë”.

Në raportimin ditor më 5 mars, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase tha se Rusia po vazhdon ofensivat në drejtim të Bahmutit, Avdijivkës, Limait dhe Shahtarit në Donjeck, por edhe në Kupjan në rajonin e Harkivit.

Ushtria ukrainase po ashtu tha se në 24 orët e fundit ka vrarë 930 trupa ruse.

Të dyja palët nuk zbulojnë numrin e ushtarëve të tyre të vrarë dhe Radio Evropa e Lirë e ka të pamundur të verifikojë pretendimet e palëve.

Serhiy Cherevaty, zëdhënës i Forcave të Grupit Lindor të Ukrainës, i tha CNN-it më 4 mars se ushtarët ende kanë nën kontroll Bahmutin.

“Po ashtu nuk ka tërheqje masive të trupave ukrainase”, tha ai.

Vetëm një rrugë nga Bahmuti thuhet se është e hapur, dhe kreu i grupit rus të mercenarëve, Wagner, Yevgeny Prigozhin, tha se edhe ajo do të mbyllet, me raportimet që sugjerojnë se mijëra banorë që vazhdojnë të jenë në qytet, do të detyrohen të largohen.

Kievi e ka pranuar se situata rreth Bahmutit është e rëndë, por ka shtuar se ende ka trupa atje, teksa ekspertët ushtarakë perëndimorë kanë argumentuar se situata në këtë qytet është e rëndë.

Për ekspertët perëndimorë, Bahmuti ka më pak vlerë strategjike sesa simbolike për Kremlinin.

Sipas ushtrisë ukrainase, Rusia ka humbur mbi 153.000 ushtarë që nga nisja e pushtimit në shkurt të vitit 2022.

Zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë së fundmi kanë vlerësuar se numri i viktimave në palën ruse – përfshirë të vrarë dhe të plagosur – po i afrohet shifrës prej 200.000.

Moska ka pranuar se ka pësuar humbje “të mëdha” dhe në shtatorin e kaluar ka raportuar për nën 6.000 viktima. /Rel/

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Udhëtarët në radhë në Portin e Durrësit, ankesa të shumta –

Udhëtarët në radhë në Portin e Durrësit, ankesa të shumta -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

10:38 | 08/03/2026
Riktheu çadrat para Kryeministrisë, nisin hetimet ndaj Adriatik Lapajt –

09:56 | 08/03/2026
I dënuar me 15 vite burg për prostitucion në Itali, arrestohet në Belsh burri me dy identitete –

09:32 | 08/03/2026
Zjarri shkrumbon makinën në Korçë, nis hetimi për ngjarjen –

09:22 | 08/03/2026
Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, festë me lule dhe feminizëm –

09:02 | 08/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
  • Riktheu çadrat para Kryeministrisë, nisin hetimet ndaj Adriatik Lapajt –
  • I dënuar me 15 vite burg për prostitucion në Itali, arrestohet në Belsh burri me dy identitete –
  • Zjarri shkrumbon makinën në Korçë, nis hetimi për ngjarjen –
  • Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, festë me lule dhe feminizëm –
  • Panik pas tërmetit 5.3 ballë në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
  • Riktheu çadrat para Kryeministrisë, nisin hetimet ndaj Adriatik Lapajt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com