“I ke shkruar të dashurit tim!”, Mikela sherr me Ritvanën në “Për’puthen”

0
46

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Ritvana Fetahu  u rikthye gjatë puntatës së fundit ndërsa pati dhe një përplasje me Mikelën.  Të dyja ish-konkurrentet u rikthyen në një përballje.

Megjithëse Ritvana me anë të një videoje për Mikelën tregoi se kishin vendosur “armëpushim” midis tyre, duket se gjërat nuk qenkan mbyllur me aq. Pak çaste pas nisjes së përballjes Mikela u ngrit nga karrigia, duke folur me tone të larta zëri. Ajo tha se Ritvana e ka ofenduar në rrjete sociale dhe i ka shkruajtur vazhdimisht Erionit për të, dhe se këtë gjë nuk ia toleron.

Ritvana në puntatë solli edhe një herë në vëmendje debatin që ka pasur me Argjendi Racin. Ai e ka akuzuar Ritavnën se kanë pasur diçka më tepër jashtë programit, por këto pretendime u hodhën plotësisht poshtë nga ajo.

Pavarësisht se ka pasur takime me Argjendin, ajo shprehet se pas këtyre akuzave dhe debateve i ka ndërprerë plotësisht marrëdhëniet me ish-konkurrentin.

“Nëse do të kishte ndodhur gjë me Argjendin do ta kisha pranuar. Ishte shpifje. Doja ta çoja deri në gjyq”, tha Ritvana duke shtuar se nuk e ka kaluar si situatë, por ka vendosur ta mbyllë me kaq për shkak të mamasë së saj.